Alexandre Lacazette thuhet se ka njoftuar Arsenalin që në afatin kalimtar veror dëshiron të largohet nga Emirates.

Sulmuesi francez nuk është i lumtur me objektivat e klubit dhe dëshiron të kalojë te një skuadër ku mund të fitojë trofe.


AS raporton se Atletico Madirdi është shumë i interesuar për të, pasi do ta lënë Diego Costan të largohet në fund të këtij edicioni.

Skuadra spanjolle ka kohë që po e kërkon sulmuesin dhe në verë do të ketë shansin e madh për të afruar atë në skuadër.

Arsenali do të pranojë largimin e tij, mirëpo vetëm nëse pranon rreth 60 milionë euro për kartonin e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app