Labinot Tahiri reagon ndaj Zemajt lidhur me masat e reja: Për dhjetë vite nuk do të kthjellet rinia, ekonomia e as gastronomia

Që nga fillimi i pandemisë së coronavirusit, këngëtari dhe ish-deputeti Labinot Tahiri, ka qenë një nga emrat më të zëshëm në mediet gjithandej.
Artisti, i cili deri më tani ka ngritur zërin për shumë çështje, ka bërë së fundmi një reagim drejtuar Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt.
Ai këtë herë reagoi për masat e reja që janë ndërmarrë lidhur me COVID-19, të cilat po ashtu kanë të bëjnë me fushën e gastronomisë.
Ky është postimi i plotë i Tahirit (pa ndërhyrje):
"Ministri historik që ja ka q... nanën artit e kulturës në Kosovë! Dmth VIRUSI ËSHTË ZHDUKUR dhe sëbashku me të është shuar edhe muzika dhe mbrëmjet e natës ku kanë punuar mbi 20.000 të rinjë! Baca i vet po gajlohet për muzikën , po e ruan me një fjalë!! Ky dhe kolegët e tij janë expertë të cilët janë kah e ruajnë tingullin e muzikës, se mos po e prek virusi mbas orës 21:00 e po vdes tingulli krejt, shembull: Qiftelia, Defi, Tupani, Gitarja, Harmonika, besa tash edhe paisjet e DJ etj..! Falemnderit ministër i qiftelisë dhe i defave! Moti është dasht me qenë ti nën udhëheqjen e 'ESTRADËS SË VDEKUR' dhe jetës së natës të 'kafiterive t'falimentuara' , ku i keni lënë me nga 2 puntorë, të cilët kanë mbetur shkrumb e hi, si dikur Hiroshima nga atomi! Ju lumtë, ju jeni ata që e keni "ngritur ekonominë",ku për 10 vite nuk do kthjellet më rinia, ekonomia, e as gastronomia! Nga nesër merrni një vendim; Bubashfabat me i rujt mos po cofin nga muzika, e ndalojeni muziken edhe prej ores 2 të ditës thjesht shpalle gjendje lufte në Kosovë! Bravo Ministër Me respekt: ( notat e muzikës) FKSH!".

Ndër masat e reja, është zgjatur edhe lëvizja e qytetarëve për një orë më shumë, rrjedhimisht i bie deri në orën 23:30 - ndërsa muzika nëpër lokale u ndalua pas orës 21:00. /Telegrafi/





























































