LAJMI I FUNDIT:

Labinot Tahiri kërkon ndihmën e të gjithëve për Driton Pacollin, i cili është i palëvizshëm

Labinot Tahiri kërkon ndihmën e të gjithëve për Driton Pacollin, i cili është i palëvizshëm

Këngëtari nga Ferizaj, Labinot Tahiri – Labi, tanimë është i njohur për kampanjat e tij humanitare dhe kjo ka bërë që jeta e shumë njerëzve të ndryshojë falë tij.

Në iniciativat që ai ndërmerr nuk është i vetëm, kjo ngase atij i janë bashkuar shumë njerëz të vullnetit të mirë, të cilët nuk ngurrojnë të kontriubojnë sado pak financiarisht, duke dhuruar donacione të ndryshme.

Së fundmi, Labi kërkon të ndihmojë edhe Driton Pacollin, 36-vjeçarin nga Prishtina, i cili vuan nga një sëmundje e unazave të qafës dhe ka nevojë për të gjithë ne.


Dritoni ka nëntë muaj që ka mbetur i palëvizshëm dhe i është vështirësuar edhe frymëmarrja. Kjo për shkak të një problemi tek unazat e qafës, gjë e cila e ka paralizuar në të ecur e madje duke i shkaktuar probleme edhe në të folur.

Për këtë arsye mjeku i cili e ka kontrolluar ka kërkuar që sa më shpejt të hyjë në operacion, i cili kushton 18 mijë e 500 euro dhe mund të kryhet me sukses vetëm në Shkup.

Ky është postimi i plotë i Tahirit: 

“Mirëdita! Ju past Zoti me shumë të mira o qytetarê te atdheut tonë!
Se cila Qeveri që ishte apo që do të viej, është mirë të punojnë për Kosovên, e në veqanti për SHËNDETESINË, por rrugën e HUMANIZMIT mos e ndalni, se ka raste kur nuk mund ti kryej as Shteti dhe as Qeveria!
Pra , gjithmonë marrim guximin si qytetarë dhe Diasporë që këto raste prap se prap po i kryen dora e qytetarit! Ndihmojmë këtë djalë!
Të hënên ia deponojmë 500 EURO e të vazhdojmë sëbashku. Zoti ju bekoft!
Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë!”.

Në ndërkohë, numri i xhirollogarisë bankare ku mund ta ndihmoni Dritonin është:

Raiffeisen Bank: 1501150002521585, Swift Code: RBKOXKPRXXX

Numri i Telefonit ku mund të kontaktoni familjarët e Dritonit për ndihmë është: +383 45 555 610.

Ndërkohë, për të gjithë ata që ndodhen jashtë shtetit, mund të kontribuojnë përmes këtyre të dhënave:

IBAN: XK051501150002521585, Swift Code – BIC: RBKOXKPR. /Telegrafi/ 

Në trend Magazina

Më shumë

"U ndanë për shkak të një personi të tretë" - zbulohet arsyeja që çoi në ndarjen e Gerard Pique nga vajza me të cilën e tradhtoi Shakiran?

Një konkurrent në 'Celebrity Big Brother' në Angli habit opinionin me informacionet nga jashtë - e di se Katy Perry ka udhëtuar në hapësirë

Një konkurrent në 'Celebrity Big Brother' në Angli habit opinionin me informacionet nga jashtë - e di se Katy Perry ka udhëtuar në hapësirë

Xheneta bën tatuazh emrin e njerkës së saj, në shenjë falënderimi të përjetshëm

Xheneta bën tatuazh emrin e njerkës së saj, në shenjë falënderimi të përjetshëm

Ermal Meta në kopertinën e revistës së famshme italiane

Ermal Meta në kopertinën e revistës së famshme italiane "Vanity Fair Italia": Historia e këngëtarit që adoptoi dy vajza nga jetimorja në Shqipëri

Getoar Selimi me veshje tradicionale në klipin e ri, shfaqet me tirqi e shall të bardhë në kokë

Getoar Selimi me veshje tradicionale në klipin e ri, shfaqet me tirqi e shall të bardhë në kokë

Jay Leno tregon se si e përballon kujdesin për gruan e tij me demencë: Më pëlqen të kaloj kohë me të

Jay Leno tregon se si e përballon kujdesin për gruan e tij me demencë: Më pëlqen të kaloj kohë me të

Kalo në kategori