"La Repubblica" dërgon në Tiranë këngëtaren Evi Reçi për punimet e stadiumit "Arena Kombëtare" (Video)

Këngëtarja Evi Reçi për të gjithë ata që nuk e dijnë, përveq se këngëtare, ajo është edhe një gazetare e suksesshme në gazetën e njohur italiane "La Repubblica".
Kjo e fundit ka shfrytëzuar qëndrimin e këngëtares këto ditë në Tiranë, për t'i kërkuar asaj një reportazh lidhur me zhvillimet e ngjarjeve në Shqipëri.
Evi ka zgjedhur të flasë pikërisht për punimet që kanë filluar për stadiumin "Arena Kombëtare", të cilat në përfundimin e tyre do të nxjerrin një infrastrukturë mbresëlënëse të stadiumit shqiptar.
Ky stadium nuk do të jetë thjeshtë një impiant sportiv ku mund të shihen ndeshjet e futbollit që do të zhvillohen aty, por edhe një qendër multi-funksionale, ku do të gjenden palestra, zyra, hotel, restaurant dhe të tjera shërbime të nevojshme për vizitorët.
Këngëtarja shqiptare ka publikuar një pjesë të reportazhit në Instagram, teksa ka marrë komplimente edhe nga kryebashkiaku Erion Velijaj. /Telegrafi/






























































