LAJMI I FUNDIT:

‘La Catrina’ u vra në një shkëmbim zjarri me policinë: Momentet e fundit të shefes së kartelit më vdekjeprurës të femrave në Meksikë

‘La Catrina’ u vra në një shkëmbim zjarri me policinë: Momentet e fundit të shefes së kartelit më vdekjeprurës të femrave në Meksikë

Janë publikuar disa pamje të cilat thuhet se tregojnë momentet e vdekjes së një shefeje të kartelit femëror, pasi ajo u plagos gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në Meksikë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për video dhe fotografi që duket se konfirmojnë se ajo ishte María Guadalupe López Esquivel, e njohur si ‘La Catrina’, një anëtare femër e një skuadre vrasjesh që masakroi 13 oficerë policie në tetor.


Siç thuhet më tej, 21-vjeçarja ishte e përfshirë në një sulm kundër ushtrisë, rojës kombëtare dhe policisë në La Bocanda, një qytet në shtetin qendror të Michoacán.

Zyrtarët në Michoacán thanë që gjashtë burra të armatosur u kapën dhe një grua u vra pasi ata hapën zjarr ndaj ushtarëve dhe policisë në të njëjtën zonë ku ndodhi prita e tetorit.

Ata fillimisht nuk siguruan identitetin e gruas së vrarë në shkëmbimin e së premtes, por videot dhe fotot e postuara në internet të dielën vonë, treguan gruan e plagosur, me një tatuazh në kofshë.

Gjithashtu, pamjet tregojnë se gruaja ishte qëlluar në qafë dhe siç duket kishte vdekur nga humbja e gjakut.

Pamjet e regjistruara nga ushtria treguan atë të përgjakur dhe të ulur në tokë – duke luftuar me frymëmarrjen e saj.

Një ushtar meksikan ndërkohë dëgjohet duke thënë se ndihma mjekësore ishte duke ardhur.

La Catrina raportohet se ishte duke u takuar me një udhëheqës tjetër të njërës prej celulave të kartelit, Miguel ‘M2’ Fernández, përpara se banda të sulmonte forcat e sigurisë. M2 thuhet se shpëtoi i padëmtuar.

Anëtarët e tjerë të bandës dyshohet se bllokuan disa prej rrugëve të qytetit, të cilat e detyruan ushtrinë të kërkojë mbështetje nga helikopterët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Amerika
Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Amerika
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Amerika
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Kalo në kategori