LAJMI I FUNDIT:

La 15 milionë euro në sezon te skuadra arabe, kjo është paga qesharake që Rakitic do ta fitoj te Hajduku

La 15 milionë euro në sezon te skuadra arabe, kjo është paga qesharake që Rakitic do ta fitoj te Hajduku

Ivan Rakitic ka nënshkruar kontratë me Hajdukun deri në fund të sezonit të ardhshëm, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.

Gjiganti kroat ka bërë një përforcim tëmadh dhe në Kroaci po cilësohet si përforcimi më i madh në histori të Superligës kroate.

Në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, Rakitic kaloi nga Sevilla te klubi arab Al-Shabab, me të cilin tani ka ndërprerë kontratën për t’iu bashkuar Hajdukut.


“HNK Hajduk me kënaqësi të veçantë konfirmon se Ivan Rakitic do ta veshë fanellën e bardhë sezonin e ardhshëm”, thuhet në njoftim e klubit kroat.

Ëndrra e tifozëve të klubit kroat është realizuar: Rakitic nënshkruan, sponsorët do t’ia japin pagën
Lexo po ashtu Ëndrra e tifozëve të klubit kroat është realizuar: Rakitic nënshkruan, sponsorët do t’ia japin pagën

Rakitic fitonte 15 milionë euro në sezon te Al-Shabab, por ai do ta fitojë një pagë qesharake te Hajduku në krahasim me atë që do të marrë te Hajduku.

Siç është konfirmuar për Index, Rakitic do të ketë një pagë vjetore prej rreth 600 mijë eurosh dhe nuk do të jetë as më i paguari në skuadër sepse Marko Livaja me bonuse fiton rreth 1 milionë euro në vit.

Mesfushori kroat nuk insistoi për një kontratë të madhe, interesi i tij primar ishte te Kroacia dhe Spliti.

Pjesa më e madhe e këtyre 600 mijë eurove janë të ardhura të garantuara dhe do të mbulohen nga një rrjet i njohur i shitjes me pakicë, i cili është edhe sponsor i Hajdukut, dhe Hajduk mbulon një pjesë më të vogël të kontratës, atë që ka të bëjë me bonuset për performancë dhe vendosje. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

La Liga
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori