Kylie Minogue feston Krishtlindjet me një paraqitje tërheqëse

Kylie Minogue ka festuar arritjen historike të këngës së saj të parë të Krishtlindjeve që renditet në vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar pas 37 vitesh karrierë si këngëtare.
Ylli australian, 57 vjeçe, ndau gëzimin me fansat në Instagram duke pozuar e veshur me një kostum të Babagjyshit, xhaketë të kuqe prej kadifeje me zbukurime të bardha dhe rrip të zi që nxirrte në pah figurën e saj.
Ajo e kompletoi pamjen me geta të kuqe e të bardha dhe çizme të zeza deri në gju, shkruan DailyMail.

Para një peme të Krishtlindjeve dhe një dyshemeje të mbuluar me dëborë të rreme, Kylie i uroi fansave: “Gëzuar Krishtlindjet të dashuruar, shpresoj se po kaloni një kohë të mrekullueshme dhe ju dërgoj shumë dashuri”.
Ajo shtoi edhe: “Gëzuar Krishtlindjet dhe festat e lumtura të gjithëve! Ju dërgoj gjithë dashurinë”.

Kënga e saj “XMAS” siguroi vendin e parë, duke shënuar suksesin e saj të tetë në top listat dhe duke u bërë kënga e parë Amazon Music Original që arrin numrin 1 në Listat Zyrtare të Krishtlindjeve.
Kjo arritje historike vjen pas 37 vitesh që Kylie kishte renditur për herë të fundit në vendin e parë të Krishtlindjeve me “I Should Be So Lucky” në 1987. /Telegrafi/





















































