Kylie Jenner ka provokuar sërish me postimin e saj më të fundit në Instagram, ku shfaqet me reçipeta rozë të ndezur dhe pozon në disa fotografi joshëse.

27-vjeçarja tregoi figurën e saj të tonifikuar dhe dekoltenë e saj të përmirësuar kirurgjikale, duke marrë vëmendjen e fansave në sekonda.


Biznesmenja dhe themeluesja e Kylie Cosmetics foli muajin e kaluar për operacionin e zmadhimit të gjoksit që bëri në moshën 19-vjeçare, duke pranuar për herë të parë detajet e procedurës që e kishte mbajtur sekret për vite, shkruan DailyMail.

100841051 14962345 image a 20 1754046428837

Ajo madje u përgjigj një fansi në TikTok që kërkonte të dinte “sekretin” pas rezultatit natyral të operacionit.

Kylie shkroi hapur: “445 cc, profil mesatar, gjysma nën muskul, silikon.

100841049 14962345 The millionaire businesswoman set pulses racing as she modelled  m 22 1754046459686

Kirurgu plastik i saj, Dr. Garth Fisher, është i njohur si një nga emrat më të mëdhenj në Hollywood, i cili ka punuar edhe me anëtarë të tjerë të familjes Kardashian-Jenner.

Përveç zbulimeve për operacionin, Kylie ka tërhequr vëmendjen edhe për jetën e saj personale, pas ndarjes nga Travis Scott, ajo po shijon një romancë të re me aktorin Timothee Chalamet.

Së shpejti, Kylie pritet të fillojë xhirimet për sezonin e shtatë të reality show-t “The Kardashians”, ku fansat shpresojnë të shohin edhe më shumë nga jeta e saj personale dhe biznesore. /Telegrafi/

100841059 14962345 image a 24 1754046480774