Kylie Jenner u sigurua që të binte në sy teksa po shkonte për në sfilatën e “Copernit” gjatë Javës së Modës në Paris në Francë të premten (30 shtator).

Ylli i realitetit, 25 vjeç, u shfaq e veshur me një mini-fustan lëkure shumë të guximshme me një dekolte të thellë, teksa drejtonte yjet e rreshtit të parë që merrnin pjesë në sfilatë.


Kylie dukej absolutisht e mahnitshme në veshjen e cila shfaqte një dizajn abstrakt me lule me nuanca ta kaltra.

62987285 11268601 image a 199 1664577668662

Fustani u ngjit në belin e saj të hollë dhe theksoi linjat e saj trupore dhe këmbët e tonifikuara.

Kylie përshtati dukjen elegante me taka të ngjashme nga marka francez “Coperini” bashkëthemeluar nga Sebastien Meyer dhe Arnaud Vaillant.

62987289 11268601 image a 159 1664575651377

Ajo e përfundoi pamjen magjepsëse me një palë syze dielli pa kornizë.

Kylie gjithashtu trajtoi 369 milionë fansat dhe ndjekësit e saj me disa foto provokuese në Instagramin e saj më herët gjatë ditës.

62987943 11268601 image a 191 1664577598926

Themeluesja e “Skims” realizoi disa foto ndërsa ishte në një parking shumëkatësh.

Kjo vjen pasi fansat që ndoqën premierën e sezonit të dytë të “The Kardashians” mendojnë se vajza e Khloe Kardashian, True Thompson mund të ketë zbuluar aksidentalisht emrin e djalit të Kylie.

62987477 11268601 image a 182 1664577417997

Në episodin e së enjtes të ‘reality show’-t të tyre, 4-vjeçarja dëgjohet duke biseduar me nënën e saj Khloe, pak pasi ajo mirëpriti djalin përmes një nëne surrogate, të cilit True duke iu referuar vëllait të saj të vogël si 'Snowy'.

Por ndërsa nëna e saj korrigjon që Snowy nuk është emri i foshnjës, fansat po spekulojnë se mund të jetë emri i djalit të Kyliet – me True ka ngatërruar vëllain me kushëririn e saj.

62987479 11268601 image a 200 1664577880188

Kylie ndërkohë ka qenë në fokus që nga arritja e saj në Javën e Modës në Paris duke u shfaq elegante dhe me stil në disa evente. /Telegrafi/

62987485 11268601 image a 186 1664577448545