LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner kritikohet për shitjen e rroba banjave me kualitet ‘të tmerrshëm’

Kylie Jenner kritikohet për shitjen e rroba banjave me kualitet ‘të tmerrshëm’

Pas shumë thashethemeve, Kylie Jenner lansoi linjën e saj të re me rroba banje të quajtur Kylie Swim më 17 shtator.

Tani, vlerësimet e para të klientëve për rrobat e banjës po vijnë – dhe ato nuk janë të mira.


Veshjet e notit me ngjyra të ndezura të Jenner përfshijnë bikini një pjesëshe (80 dollarë), bikini klasike trekëndësh (40 dollarë), si dhe shall të kombinueshëm me bikinit (45 dollarë), por blerësit në TikTok nuk janë aspak të impresionuar me cilësinë.

@briannaxrenee

the way it keeps getting worse🥴 #kyliejenner #kylieswim

♬ september on crack ft. a recorder (Earth, Wind & Fire – September) – frickin weeb

Një përdoruese tregoi qepje të çrregullta dhe pëlhurë të tejdukshme. Një tjetër në mënyrë të ngjashme vuri në dukje se produkti që ajo mori ishte i tejdukshëm, duke bërë shaka, “Ju mund të keni nevojë për disa mbulesa të vogla te gjoksi”.

Tutje, ajo vuri re se pjesa e përparme e kostumit ishte në thelb po aq e ngushtë sa ajo e pasme, duke thënë: “Duhet të depilohesh, të bësh laser. Nëse ke qime atje poshtë, do të shfaqen”.

@makeupshayla

Kylie swim honest review #BillboardNXT #foryou #kylieswim #livelaughlove #kyliejenner #fy

♬ The Assignment – Tay Money

Ndërsa përdoruesja e TikTok shtoi se ajo mendonte se kostumi ishte “super i lezetshëm” dhe se ajo “e donte modelin”, ajo tha se do ta mbante atë vetëm për fotografi në vend që ta përdorte në plazh, nga frika e ekspozimit aksidental.

Akoma më shumë blerës dolën në Instagram dhe Twitter për të shprehur zhgënjimin e tyre me rrobat e banjës së Jenner.

@kindredl

Kylie, bestie I’m afraid to tell you this #kylieswim #kyliejenner #scam

♬ Monkeys Spinning Monkeys – Kevin MacLeod

“Dëgjova se është i gjithë materiali është skandaloz”, tha një person, ndërsa një tjetër vuri në dukje , “të gjitha komentet e rrova banjave të Kylie janë të tmerrshme … si po i lëshon ajo akoma produktet pa cilësi, edhe pasi linja e kozmetikës dhe kujdesit të lëkurës dështoi”. /Telegrafi/