Kylie Jenner është pothuajse ndër personazhet më të komentuar në 'showbiz'-in ndërkombëtar.

Gati çdo lëvizje e bukuroshes brune bëhet lajm në faqet rozë, duke marrë vëmendje të madhe të audiencës.


Ndërkohë, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Kylie ka lënë gojëhapur miliona ndjekësit.

0 28 Foto: Instastory

Kjo ka ndodhur pasi ajo fillimisht shfaqi rutinën e natës, derisa përdori produktet e biznesit të saj.

Në një video që pasoi më pas, Jenner u pa duke bërë tush, teksa fansat u mahnitën nga pamja natyrale e saj.

Vlen të theksohet se Kylie duket se preferon të shfaqet pa makijazh, pasi këtë gjë e bënë mjaft shpesh. /Telegrafi/