Motrat e klanit të famshëm, pak më parë publikuan në llogaritë e tyre të Instagram-it, fotot e para nga eventi

Siç e thamë, në dasmën e Justin-it dhe Hailey-it ishin të ftuara Kendall dhe Kylie.  Çfarë kishin zgjedhur kësaj here?! Të dukeshin si pricesha të ftuara në një dasmë!


785 0 5d936a469703a

Kendall kishte veshur një fustan të kadifenjtë në ngjyrë ulliri dhe në pjesën e sipërme kombinuar me detaje në ngjyrë të zezë.

Surpriza e mbrëmjes në fakt, ishte djali me të cilin ajo pozon.

"Ne nuk po dalim. Është thjesht shoqëruesi im."- shkruan 23-vjeçarja për bukuroshin krah saj dhe njerëzit, njëzëri i dhanë vetëm një këshillë. Të lidhet urgjent me të nëse nuk e ka bërë akoma.

785 0 5d936a2fd6bbf

Nuk donim t'i hiqnim sytë nga çifti potencial, por Kylie dhe fustani i saj na e bën të pamundur.

Fustani i saj ari dukej si i gdhendur dhe ku mund të rrinte më bukur përveçse në trupin e Kylie-it?

785 0 5d936a2f42a14

Jenner ka ndarë disa foto nga shumë afër , për të na bekuar sytë me detajet e fustanit, të cilin zgjodhi ta kombinonte me një palë sandale klasike po në ngjyrë floriri dhe flokë të kapura thjesht.

A mund të mos i ktheheni nga e para?!

785 0 5d936a2eb40b6