Sipas L’Equipe, kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, ka ndërhyrë personalisht për të bllokuar planet e Federatës Franceze të Futbollit për organizimin e një miqësoreje spektakolare ndaj Argjentinës.

FFSF kishte marrë në konsideratë idenë për të rikrijuar finalen e Kupës së Botës 2022 – të cilën Argjentina e fitoi me penallti – në një ndeshje miqësore që pritej të tërhiqte vëmendje të jashtëzakonshme në mbarë botën.


Megjithatë, Mbappe ngriti shqetësime serioze për pasojat fizike dhe logjistike që do të sillte një udhëtim mbi 10 orë larg, në një periudhë kur lojtarët tashmë janë të mbingarkuar mes kalendarit të ngjeshur të klubeve dhe angazhimeve ndërkombëtare.

Ai paralajmëroi se një ndeshje e tillë do të rrezikonte lodhjen dhe performancën e futbollistëve.

Pas ndërhyrjes së tij, Federata e braktisi idenë, duke vendosur të fokusohet te ruajtja e freskisë së skuadrës përpara ndeshjeve vendimtare të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Mbappe, si kapiten dhe një nga figurat më të rëndësishme të ekipit, ka konfirmuar edhe njëherë rolin e tij si zë i fuqishëm në mbrojtje të lojtarëve francezë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app