LAJMI I FUNDIT:

Ky truk për ‘ngritjen’ e buzëve nga Mario Dedivanovic po bëhet viral

Ky truk për ‘ngritjen’ e buzëve nga Mario Dedivanovic po bëhet viral

Le të jemi të sinqertë: dëshira për buzë më të plota dhe më të ngritura nuk ka qenë kurrë më e dukshme.

Në fakt, epoka e pandemisë i ka bërë disi njerëzit më të guximshëm, pavarësisht mbajtjes së vazhdueshme të maskave.


“Ne kemi pasur një rritje prej 30 për qind të kërkesave për mbushës buzësh”, tha muajin e kaluar Dr Tijion Esho, themelues i klinikës The Esho. “Në fakt, kurrë nuk kanë qenë më e kërkuar”, shtoi ai.

@carsynnlovee

have you tried this yet? ✨ @makeupbymario #makeupbymario #liplift #celebsecrets #makeuphacks #lipliftbymario #fyp #kkwbeauty #lipliner

♬ More Than A Woman – SG’s Paradise Edit – Bee Gees & SG Lewis

Megjithatë, për ata që nuk mund të përballojnë trajtimin ose që preferojnë të shmangin gjilpërat, ka mënyra të zgjuara që mund ta bëni atë të funksionojë përmes fuqisë së grimit. Një hile e re super e zgjuar po bën xhiron në TikTok– dhe është përshëndetur nga një prej artistëve më të famshëm të grimit të brezit tonë.

Mario Dedivanovic – shqiptari i cili kujdeset për grimin e Kim Kardashian dhe emri që qëndron pas Makeup By Mario – ndau së fundi këshillat e tij për të rikrijuar një pamje të mahnitshme buzësh.

@ameliaolivia09

Omg wow lip filler without the pain!! Ib: @carsynnlovee #mariomakeup #makeuphacks #biggerlipsnaturally #lipstickhack

♬ original sound – Amelia Olivia

Truku në thelb kërkon që ju të vizatoni vetëm harkun në buzën e sipërme, në hapësirën midis hundës dhe buzës së sipërme. Më pas, ju duhet ta futni lapsin pak “në” në anët e buzëve tuaja, përpara se të lyeni buzën e poshtme vetëm në qendër, dhe jo në anë. Kjo në thelb i bën buzët të duken më të zbehta dhe më të mëdha në mes në përgjithësi, si dhe duke theksuar buzën e sipërme, gjë që mund të arrijë një ‘ngirtje’ buzësh. /Telegrafi/