Dukesha e Sussex-it ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave britanike, pas lindjes së fëmijës së saj të parë, princit Archie

Mediet e kanë sulmuar aq shumë dukeshën sa në një intervistë të fundit që dukesha ka dhënë, është shprehur se askush nuk pyet se si ndihet ajo.

“Përtej ekranit të gjithë jemi njerëz”, – është shprehur dukesha.

Mirëpo, pas intervistës prekëse, dukesha na ka magjepsur me atë që di të bëjë më së miri: të vishet bukur.

Dukesha e Sussex gjatë një ceremonie në pallatin mbretëror ka zgjedhur një fustan tipik të vjeshtës me mëngë të gjatë dhe ngjyrë lelja.

Kjo në fakt nuk është hera e parë që Meghan e vesh këtë fustan. Dukesha edhe kur ishte shtatzënë zgjodhi të njëjtin fustan gjatë një dalje publike me princin Harry, mirëpo kesaj radhe, e ka veshur pa pallto dhe ngjan më bukur.

Fustani është i thjeshtë me një të çarë anash, por Meghan duket rrëzëllitëse, pasi kjo është një ndër ngjyrat që i shkon më shumë dukeshës. (Nëse jeni të interesuara, ky fustan i Meghan kushton 29 dollarë, me ulje). /Telegrafi/