LAJMI I FUNDIT:

Ky është sekreti për t’i shijuar ditët e diela në maksimum

Ky është sekreti për t’i shijuar ditët e diela në maksimum

Nëse merrni pak kohë të dielave për t’i organizuar gjërat e javës së ardhshme, atëherë ju do të ndjeheni shumë më mirë. Por, të dielat janë ditë ku gjithashtu duhet të relaksoheni.

Nëse zakonisht pritni deri në mbrëmje të ditës së diel për t’i përgatitur krejt gjërat për javën që po vjen, Stephanie Booth nga kompania Fast Company sugjeron ta ndryshoni këtë sistem dhe t’i organizoni krejt këto gjëra në mëngjes, transmeton Telegrafi.


Zgjohuni nga gjumi dhe bëni punët e shtëpisë, përgatitni planet për javën e ardhshme, mbusheni kalendarin me gjërat që keni për t’i bërë, zgjidhni rrobat të cilat do t’i vishni gjatë ditëve në vijim etj.

Tani, pasi t’i keni kryer krejt këto gjëra më nuk do të keni asgjë në kokën tuaj për tërë ditën dhe me të vërtetë që vetëm atëherë mund të relaksoheni dhe të pushoni. /Telegrafi/