LAJMI I FUNDIT:

Ky është modeli i flokëve të preferuar i motrave Kardashian, Megan Fox dhe Jennifer Lopez

Ky është modeli i flokëve të preferuar i motrave Kardashian, Megan Fox dhe Jennifer Lopez

Perfekt për punë dhe argëtim dhe i lehtë për t’u bërë në shtëpi!

Modelet e relaksuara të flokëve, perfekt për ditët e ngrohta kur nuk duam të bëjmë përpjekje të panevojshme rreth flokëve tanë, tani po dalin në plan të parë, transmeton Telegrafi.


Prijatare të modelit të ri të flokëve, që quajtur valët e ujit, janë këngëtaret dhe aktoret me famë botërore: Jennifer Lopez, Zendaja dhe Megan Fox e të tjera.

Këta trendë të valëve të relaksuara kanë dominuar në tapetin e kuq, si dhe ndër trendët e modeleve të flokëve në rrjetet sociale, por i adhurojnë ato dhe motrat Kardashian.

Çfarë është modeli valët e ujit?

Ky model flokësh në modë përbëhet nga flokë pak të përdredhur, me kaçurrela pothuajse të padukshme. Valët jashtëzakonisht të buta imitojnë pak ujin që rrjedh dhe nuk janë të definuara rreptësishtë.

Ky model flokësh simpatik dhe i thjeshtë është perfekt për temperaturat në rritje që na presin në muajt në vijim.

View this post on Instagram

A post shared by Megan Fox (@meganfox)

Si t’i bëni valët e ujit?

Ju mund ta bëni këtë frizurë në disa mënyra, me ndihmën e një dredhëse flokësh, për t’i gërshetuar flokët në gërsheta ose me një hekur për kaçurrela!

Para se të filloni të përdorni mjete për kaçurrela flokësh, mos harroni të aplikoni llak mbrojtës ndaj nxehtësisë dhe vaj ushqyes për flokët tuaj.

View this post on Instagram

A post shared by Juny Kim (@iamjunykimhair)


Valët e ujit me hekur ose rregullues flokësh

Me këtë teknikë me valë uji, me kujdes merrni flokët fije, fije për t’i drejtuar fillimisht. Më pas filloni sërish nga rrënja dhe rrotulloni krahun lart e poshtë duke lëvizur gjatësinë e flokëve. Në vend të hekurit mund të përdorni edhe një figaro. Parukierët rekomandojnë këtë teknikë sepse mund të përdoret në të gjitha gjatësitë e flokëve. Pas kaçurrelave të flokëve, për efekt të plotë, duhet të krihni flokët në të njëjtin drejtim dhe më pas të aplikoni vaj për flokët.

Valët e ujit gjatë natës me gërsheta

Një teknikë tjetër që mund të përdorni për të arritur valët e ujit është thjesht të gërshetoni flokët në mbrëmje dhe të flini nëpër to. Do të zgjoheni në mëngjes me valë të bukura uji! Kjo teknikë është e shkëlqyeshme për flokë të gjatë që nuk janë shumë të trashë. Pasi t’i keni zbërthyer gërshetat në mëngjes, i krihni me gishta ose me një krehër të gjerë. Kjo është teknikë perfekte nëse nuk doni t’i ekspozoni flokët në nxehtësi me mjete për kaçurrela.

View this post on Instagram

A post shared by Zendaya (@zendaya)

Valët e ujit me ndihmën e hekurit dhe gërshetat

Kjo teknikë është e preferuar e shumë njerëzve, sepse kombinon metodën me një rregullues flokësh dhe gërsheta. Hapi i parë është t’i gërshetoni flokët në katër gërsheta dhe më pas t’i hekurosni në të gjithë gjatësinë e çdo gërsheti. Më pas zgjidhini gërshetat dhe krihni flokët. Për ta bërë secilën nga këto teknika sa më të qëndrueshme që të jetë e mundur, mos harroni të rregulloni flokët tuaj të rinj me valë me llak si hapin e fundit. /Telegrafi/