Epizodi i fundit i emisionit KOD, i cili emetohert në televizionin TELMA, u transmetua i cenzuruar. Këtë sot e bëri të ditur vet autorja e emisionit, gazetarja Snezhana Lupevska, përmes një statusi të saj ne Facebook.
“Të nderuar miq, jeta është e mbushur me ngritje e rënie, situata pozitive dhe negative, por konsideroj se më e rëndësishme është që të mos humbim besimin çdoherë të ndihmojmë aty ku mundemi dhe sa mundemi. Që nga dita ime e parë para 25 viteve, deri sot, synimi im përmes punës sime si gazetare hulumtuese ka qenë tu ndihmojë njerëzve por edhe të bëj ndryshime pozitive dhe korrigjime në shoqërinë tonë. Emisioni KOD ekziston që nga viti 2007 dhe gjatë këtyre 11 viteve kam patur presione nga qendat e ndryshme të fuqive: politike, biznesit, nëntokës… por unë asnjëherë nuk u gjunjëzova. Kjo vendosmëria jonë që çdo herë të jemi në anën e së vërtetës na solli shumë çmime dhe mirënjohje, e posaçërisht, na bën të lumtur ajo e fundit, e marrë nga SHGM-ja në lidhje me rastet e 27 prillit në Kuvend. Sonte u ballafaqova edhe me një sfidë kur u informova se epizodi i ri i KOD nuk do të emetohet në tërësi. Në emision i shfaqëm fatet tragjike të dy punëtorëve.”
”Njëri prej tyre ka vdekur në repartin e fabrikës ku e kanë shkelur koturat e mëdha, ndërsa tjetri ka mbetur pa duar gjatë lëndimit që ka marrë nga një makinë me të cilën punonte. Që të dyja rastet kanë mbetur nëpër lavirintet e gjykatave me vite. Aleksandri është i vdekur, ndërsa Hristiani ka mbetur pa dorë, por i cili shpreson të ketë një artificiale për të cilën për momentin nuk ka mjete financiare. Të nderuar miq, për shkaqe etike, morale, e mbi të gjitha njerëzore, kam vendosur, përkundër pasojave të mundshme për karierën dhe punën time në televizion, në profilin tim në Facebook ta publikoj tërë emisionin, me shtojcën e parë, ashtu siç është bërë dhe ashtu siç është dashur ta shihni. Unë mbetem në anën e të vërtetës dhe siqerisht shpresoj dhe besoj se ky emision do të prek deri tek gjithë ju dhe së bashku do të ndihmojmë familjes së Aleksandrit dhe Hristianit”, thuhet në Facebook profilin e gazetares, Snezhana Lupevska – Sozen.
Më poshtë është edhe emisioni i dhënë në tërësi i KOD, të cilën gazetarja e ka publikuar në Youtube. /Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë