Ky djalosh ka bërë selfie çdo ditë për tetë vite, shikoni rezultatet mbresëlënëse (Foto/Video)

Për shumicën e njerëzve, fotografitë e adoleshencës i bëjnë ata të mos munden të ndalin lotët.
Por ky fakt duket se nuk vlen për Hugo Cornellier, i cili kishte fotografuar veten çdo ditë për tetë vite e gjysmë, me të vetmin qëllim që të dokumentoj zhvillimin e tij, transmeton Telegrafi.
Si 12-vjeçar kishte filluar të shkrep fotografi të ndryshme, duke treguar jo vetëm zhvillimin e tij fizik por edhe ngjarjet më të rëndësishme në jetën e tij, siç ishte takimi me të dashurën e tij të parë, mbrëmja e maturës dhe dita e parë në kolegj.
Videoja origjinale e postuar në YouTube, tregon ndryshimet drastike që i ka pësuar ky djalosh ndër vite, dhe me këtë video ai ka arritur të fitoj mbi 2.5 milionë klikime. /Telegrafi/
12 vjeç
Nga
Telegrafi
17/05/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































