LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi të nxjerr një rezolutë që i hap rrugë zhbllokimit të KQZ-së

Kuvendi të nxjerr një rezolutë që i hap rrugë zhbllokimit të KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve qe një vit ka mbetur i bllokuar, për shkak se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ende nuk ka certifikuar anëtarët e rinj të këtij institucioni.

Janë mbi 30 asambleistë të komunave presin për tu certifikuar, një deputet i Kuvendit të Kosovës gjithashtu është duke pritur për tu certifikuar nga KQZ, dhe të gjitha stafet e grupeve parlamentare dhe të punësuarit në partitë politike që financohen nga buxheti i shtetit, janë bllokuar tashmë 2 muaj për paga të rregullta.

Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Adnan Rrustemi ka thënë për Telegrafin se bllokimi i KQZ-së nga Presidenti është krejtësisht politike. Sipas tij baza ligjore dhe kushtetuese për emërimin e anëtarëve të KQZ-së është e qartë.


“Nuk ka pasur asnjë arsye për ta zvarritur këtë. Përbërja e KQZ-së do të duhej të reflektonte nga rezultati i zgjedhjeve në qershor të 2017-ës. Pra më së largu në mars të 2018-ës do të duhej të kryhej kjo punë, ndërsa që nga marsi i vitit të kaluar po bëhen një vit që KQZ është jofunksionale, është dëmtuar funksionimi i tij, i institucionit, thuajse në gjendje të pakompensueshme. E gjithë kjo nga papërgjegjësia e Presidentit i cili ka kompetencë kushtetuese për të garantuar funksionimin kushtetues të institucioneve të pavarura”, ka thënë ai.

Sipas tij Presidenti po e përdor KQZ-në në kuadër të politikës së tij ditore.

“Ai po e bënë këtë qoftë duke joshur ose shpërblyer deputetë të caktuar të cilët nga subjektet politike nuk kanë marr pjesë në zgjedhje, me premtimin për t’iu dhënë përfaqësim në KQZ. Ky është dëmtim i kapaciteteve operacionale zgjedhore të KQZ-së, e kjo dëmton edhe integritetin zgjedhjeve të ardhshme. Kjo që ka bërë presidenti është e paprecedent dhe ka shkaktuar dëme të mëdha për të ardhmen”, ka theksuar ai.

Rrustemi tha se sot në seancën e jashtëzakonshme, presin që të nxirret një rezolutë që i hapë rrugë zhbllokimit të KQZ-së.

“LVV dhe LDK kanë inicuar një seancë të jashtëzakonshme. Presim që do të diskutohet për bllokimin e KQZ-së, dhe të adresohet papërgjegjësia e Presidentit. Presim që Kuvendi të miratoj rezolutën e propozuar nga dy subjektet politike që i bëjnë kërkesë Presidentit pa vonesë të dekretoj anëtarët e KQZ-së duke respektuar kushtetutën, ligjin, aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, që garanton përfaqësim të barabartë mes subjekteve politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit. Rrjedhimisht dy anëtarë duhet t’i ketë koalicioni PAN, dy anëtar duhet t’i ketë LVV dhe dy anëtar duhet t’i ketë LDK me qëllim që KQZ t’i kthehet punëve”, deklaroi ai.

Njohësi i çështjeve zgjedhore, Rasim Alija, ka thënë për Telegrafin se Presidenti qëllimisht ka mbajtur të bllokuar KQZ-në duke e shndërruar në lojë politike në dëm të LDK-së e LVV-së.

“Seanca mund të jetë vetëm shprehje e vullnetit të bllokut opozitarë, LDK e LVV lidhur me politizimin e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ nga ana e presidentit. Sepse nuk ka as fuqi e as mekanizëm që me një seancë të kuvendit të ketë zgjidhje të kësaj çështjeje. Presidenti qëllimisht ka mbajtur të bllokuar këtë institucion duke e shndërruar në lojë politike në dëm të LDK-së e LVV-së. Madje Presidenti ka shkelur të gjitha afatet ligjore e kushtetuese lidhur me këtë proces. E gjithë kjo ka dhe do të ketë pasoja për KQZ-në, duke e dëmtuar edhe çfarëdo procesi të ardhshëm zgjedhor. Sot blloku opozitar mund të jap edhe alternativën e dërgimit të Presidentit në Gjykatën Kushtetuese”, theksoi ai.

Në anën tjetër Blerim Burjani ka thënë për Telegrafin se dy çështje po e pengojnë Presidentin që ta zhbllokoj punën e KQZ-së.

“Presidenti duhet të zhbllokoj punën e KQZ-së dhe për këtë mund të marr mendime edhe prej zyrës ligjore qe ka në dispozicion. Pra duhet të konsultohet edhe me mekanizma tjerë ligjor nëse ka ende dilema. Dy çështje janë këtu që po e pengojnë Presidentin të kryej punën e tij bazuar në Kushtetutë. E para se nuk mund të nominoj njerëz të njëjtë që e kanë plotësuar kuotën ligjore apo mandatin, dhe nuk mund të nominohen nga radhët e PDK-së dhe LDK-së, për shkak të mos parashikimit me ligj për zgjedhjet, ndërsa çështja kryesore është se cili subjekt apo koalicion duhet të ketë dy anëtar në KQZ. Deri tani që nga viti 2007 kishte PDK-ja dy anëtar të nominuar nga radhët si grupi më i madh parlamentar, e tash ka përplasje me LDK-në se kush duhet të ketë dy anëtar në KQZ si grup më i madh parlamentar. Kuptohet në këtë ka interpretime politike se cili është grupi me i madh parlamentar pas shpërbërjes gati përgjysmë të VV-së, dhe formimi i grupit parlamentar të PSD-së”, ka thënë ai.

Sipas tij tema e KQZ nuk mund të ushtroj funksionin e vet kushtetues pa nomine të reja të anëtarëve.

“Disa prej anëtarëve nuk mund as të nominohen më, e të tjerët nuk kanë probleme ligjore për t’u dominuar. Nominim më shumë se dy herë nuk mund të ketë, sepse nuk e lejon ligji. Përderisa nuk dominohen anëtarët e KQZ-së, nuk mund të ketë procedurë legale zgjedhore nga ky organ. Mandati i skaduar duhet të zëvendësohet me mandat të ri kushtetues, në të kundërtën ky institucion edhe shumë i politizuar nuk mund te ushtroj funksionin e vet kushtetues”, theksoi ai.

Ndryshe Telegrafi i i ka shkruar edhe zyrës së Presidentit për të marrë përgjigje për këtë cësthje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde: Gjermania ndalon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj

Rohde: Gjermania ndalon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj

Politikë
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë

Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë

Lajme
Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë

Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë

Lajme
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia

Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia

Lajme
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Lajme
Kosova përballë varfërisë dhe migrimit, ekspertët kërkojnë reforma sociale

Kosova përballë varfërisë dhe migrimit, ekspertët kërkojnë reforma sociale

Sociale
Kalo në kategori