Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi marrëveshjen për emigrantët, reagon Meloni

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka përshëndetur ratifikimin nga Kuvendi i Shqipërisë të marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë.
Përmes një mesazhi në platformën X, Meloni ka falënderuar kryeministrin Edi Rama, institucionet dhe popullin shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimin.
“Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Italinë kundër imigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Falënderojmë kryeministrin Edi Rama, institucionet dhe popullin shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimin”, ka shkruar Meloni.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































