LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi nesër mban seancë për dialogun me Serbinë

Kuvendi nesër mban seancë për dialogun me Serbinë

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare lidhur me rezolutën e dialogut me Serbinë.

Burime të Telegrafit brenda Kuvendit, kanë thënë se seanca do të nis në orën 10:00.

Rezoluta e cila pritet të votohet në Kuvendin e Kosovës lidhur me dialogun me Serbinë, thekson se kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti do të jetë bashkëkryesues i këtij procesi bashkë me Fatmir Limajn e Nismës Socialdemokrate.

Kjo seancë ishte paraparë të mbahej javën e shkuar por se nuk ishte mbajtur. /Telegrafi/