LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi miratoi planin hapësinor të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”

Kuvendi miratoi planin hapësinor të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”

Në seancën plenare, ku po trajtohen pikat e papërfunduara nga seancat e muajt shkurt, mars, prill dhe maj u miratua sot plani hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. Partitë opozitare vlerësuan se në këtë plan nuk janë marrë parasysh kërkesat e banorëve të asaj ane.

Në momentin kur u hodh në votim ky plan, në sallë ishin të pranishëm 83 deputetë, derisa 65 deputetë përfshirë edhe disa të opozitës e votuan këtë plan ndërsa, ishin edhe 8 abstenime.

Arsyetimin për këtë plan e dha ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili tha se me këtë plan hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” synohet mbrojtja e trashëgimisë dhe ndalimi i ndërtimeve pa leje.


“Me qëllim të mbrojtjes së kësaj trashëgimie kulturore kemi ofruar para jush dokumentin e planit hapësinor, në të cilin janë dhënë orientimet themelore në drejtim të mbrojtjes dhe shfrytëzimit racional të parkut. Jemi të sigurt se rekomandimet do të ndikojnë drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë e kësaj zone, duke bërë të mundur përjetimin e saj nga ne dhe gjeneratat e ardhshme…

Qëllimet kryesore të planit janë futja nën kontroll e zhvillimeve dhe zvogëlimin në maksimum i veprimeve abuzuese me mjedisin, aktualisht në mungesë të planit ndërtimet pa leje, për të cilat arsyetimet më të shpeshta janë se nuk ka procedurë formale për marrjen e lejeve të ndërtimit”, tha ai.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Milazim Salijaj kërkoi votimin e planit hapësirë për “Bjeshkët e Nemuna”.

“Ky plan ka për qëllim mbrojtjen e pyjeve, tokës, florës dhe faunës në territorin e parkut kombëtar dhe synon zhvillimin ekonomik e punësimin e asaj ane. Mungesa e zhvillimit ekonomik ka ndikuar po ashtu edhe në migrimin e popullsisë vendase e kjo paraqet edhe një arsye më shumë pse ky plan do të ketë edhe aspektin ekonomik të përfshirë“, tha ai.

Por, shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri u shpreh se për shkak të ankesave të pranuar nga banorët nuk do të marrim pjesë në votim të këtij plani.

Ai kërkoi që plani të kthehet në dëgjim publik.

“Ne kemi marr disa vërejtje dhe ankesa në vazhdimësi nga banorët e kësaj ane dhe jemi në konsultim e sipër, prandaj sot si PDK nuk do të marrim pjesë në votim dhe konsiderojmë se kthimi i tij prapa duke iu nënshtruar një diskutimi më thelbësor do të ishte i rëndësishëm për t’i parë vërejtjen e banorëve dhe mendoj se kthimi prapa për të diskutuar me banorët e konsiderojmë të rëndësishëm”, theksoi ai.

Ndërsa, Besian Mustafa nga LDK kërkoi që fillimisht të votohet amendamenti i propozuar nga vetë ai e pastaj të hidhet në votim plani kombëtar për “Bjeshkët e Nemuna”.

“Të votojnë në këtë amendament e pastaj ta votojmë edhe vetë planin kombëtar për “Bjeshkët e Nemuna”, tha ai.

E deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj teksa përmendi disa nga kërkesat e rugovasve, kërkoi që plani në fjalë të mos votohet as nga pozita dhe as nga opozita.

“Ky draft nuk është i përditësuar dhe të dhënat janë të vjetra sot në Rugovë janë 2334 stane, janë 25 hotele, janë 20 restauronte, 175 firma që funksionojnë dhe 3 fabrika….Qytetarët e Rugovës kërkojnë….zonimi të bëhet duke u bërë ngastrat kadastrale në Pejë e jo siç është aktual, prona private të regjistruara në zonat kadastrale në territorin e Rugovës nuk duhet të përfshihet në park, nënndarja minimale të jetë 500 metra ose 5 ari….mos vendosja e laurës në hyrje të grykës së Rugovës…bëjë apel pozitë dhe opozitë që në këtë formë të mos e mbështesim mos ta bëjmë edhe një padrejtësi që ia ka bërë që 11 vite”, u shpreh ai.

Ndryshe, plani hapësinor për parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” ka filluar qysh nga viti 2014. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori