LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi disa ligje të kthyer nga Ivanovi

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi disa ligje të kthyer nga Ivanovi

Deputetët e Kuvendit në seancën e sotme miratuan disa ligje, të cilët presidenti Gjorge Ivanov kishte refuzuar t’i dekretonte, në mesin e të cilëve edhe Ligjin për regjistrin qendror të popullsisë dhe Ligjin për vuajtjen e dënimeve.

Deputetët pa debat, si ligje në lexim të tretë, votuan edhe ligjet për menaxhim elektrolin dhe shërbime elektronike, për duhanin, prodhimet e duhanit, për regjistrimin e pagesave në para të gatshme, për çmimet shtetërore, si dhe ratifikimin e Marrëveshjes me Malin e Zi për rregullimin e marrëdhënieve reciproke pronësore-juridike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, informoi se në pajtim me informacionin e presidentit të vendit, se nuk i ka dekretuar këto ligje, Kuvendi të njëjtit i shqyrton si ligje në lexim të tretë.


Ndryshe, presidenti Gjorge Ivanov me dekret të 3 prillit 2019, informoi Kuvendin se ka vendosur të mos i nënshkruaj ligjet e sjellur në seancën e 27 marsit 2019./Telegrafi/