LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Gjilanit shkarkon bordet e ndërmarrjeve publike lokale

Kuvendi i Gjilanit shkarkon bordet e ndërmarrjeve publike lokale

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur sot seancë të jashtëzakonshme, e cila siç ka thënë kryesuesi Kushtrim Kadriu, është ftuar me kërkesë të 12 këshilltarëve dhe në rend dite ka një pikë të vetme – shkarkimin e anëtarëve të Komisioneve komunale të aksionarëve në tri ndërmarrje publike lokale, Tregu, Stacioni i Autobusëve dhe Ecohigjiena si dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj.

Bujar Nevzati, në emër të grupit të këshilltarëve të PDK-së dhe Avdyl Aliu, në emër të grupit të LDK-së, kanë kërkuar nga anëtarët e Kuvendit që të miratojnë kërkesën për shkarkimin e anëtarëve të Komisioneve dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj, duke i dhënë edhe arsyet, derisa Nazim Gagica (AAK) ka thënë se subjekti që përfaqëson ai do të mbajë qëndrim neutral ndaj këtij propozimi.

Ndërkaq, përfaqësuesit e LVV, Arianit Sadiku, Ismajl Kurteshi, Krenare Latifi Kqiku e Besnik Shala kanë kontestuar legjitimitetin e kryesuesit, meqë ende nuk është përmbushur afati ligjor për ushtrimin e detyrës nga ai, përkatësisht kanë kërkuar sqarime për arsyet e shkarkimit të secilit anëtarë të komisioneve, veç e veç.


Kuvendi, me 18 vota për dhe 2 kundër ka shkarkuar dy anëtarët e Bordit të ndërmarrjes Tregu, me 17 vota për, 3 kundër dhe një abstenim – anëtarët e Bordit të Ecohigjienës, përkatësisht me 17 për dhe një abstenim – anëtarët e Bordit të ndërmarrjes Stacioni i Autobusëve.

Kuvendi ka zgjedhur anëtarë të rinj në këto ndërmarrje Driton Nuhiun e Sadete Pajazitin (Tregu), Besnik Mustafën e Veli Jahiun (Ecohigjiena), Albulena Asllanin e Florim Arifin (Stacioni i Autobusëve).

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, pas prishjes së koalicionit qeverisës LVV-PDK, udhëhiqet nga opozita. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori