LAJMI I FUNDIT:

Kushtetuesja ia hapi rrugën, Presidenca hesht rreth dekretimit të kryeprokurorit

Kushtetuesja ia hapi rrugën, Presidenca hesht rreth dekretimit të kryeprokurorit

Presidenca nuk ka treguar se çfarë vendimi do të marrë presidentja Vjosa Osmani rreth dekretimit të Blerim Isufajt si kryeprokuror i shtetit, pasi Gjykata Kushtetuese e vlerësoi të pasafatshme ankesën e kundërkandidatit të tij, Shqipdon Fazliu.

Avokati i Fazliut thotë se Kushtetuesja nuk ka vlerësuar fare nëse procesi ka qenë i ligjshëm. Derisa njohës të çështjeve të drejtësisë thotë se tani tërë procesi është në dorën e presidentes.


Ka përfunduar edhe një episod i dramës së gjatë të çështjes së kryeprokurorit të shtetit.

Pas mungesës së kryeprokurorit tash e 1 vit e pesë muaj dhe zvarritjes së emërimit të kryeprokurorit të ri, ky proces doli edhe nga sirtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Kundërkandidati i Blerim Isufajt, Shqipdon Fazliu më herët i është ishte drejtuar Kushtetueses me pretendimin se “vendimi i Këshilli Prokurorial për përzgjedhjen e Isufajt i kishte shkelur të drejtat dhe liritë e tij të garantuara me Kushtetutë dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

Përderisa Gjykata Themelore, Apeli e Supremja patën vendosur që padia ishte e pasafatshme, teksa një ditë më parë këtë e ka konstatuar edhe Kushtetuesja.

Gjykata Kushtetuese i hap rrugë zgjedhjes së Blerim Isufajt kryeprokuror i Shtetit
Lexo po ashtu Gjykata Kushtetuese i hap rrugë zgjedhjes së Blerim Isufajt kryeprokuror i Shtetit

Në vendimin e Kushtetueses thuhet se aktgjykimi i Supremes, ndërlidhur me aktvendimin e apelit dhe të Themelores, nuk janë në kundërshtim me “Të drejtën për gjykim të drejtë dhe të paanshëm”

Mirëpo, avokati i Shqipdon Fazliut, Flakron Sylejmani ka thënë për Dukagjinin se nuk kanë koment mbi vendimet e këtij institucioni, veçse nuk ka qenë i lidhur me procesin e përzgjedhjes, por vetëm përshkrim i vendimeve paraprake.

“Pra Gjykata Kushtetuese nuk ka vlerësuar fare nëse procesi i përzgjedhjen ka qenë i ligjshëm, apo i jashtëligjshëm. Ky rast nuk dallon fare nga rastet e mëparshme të cilat i ka drejtuar kjo gjykatë, si në rastin e Laura Pulës dhe Shyqri Sylës, të cilat nuk dallojnë asgjë me rastin tonë dhe janë identike. Mbetet tani në diskrecionin e Presidentit të Republikës së Kosovës që të japë përfundimisht vlerësimin e tij, nëse ky proces ishte i drejtë dhe meritor”, ka thënë Flakron Sylejmani.

Nga ana tjetër, avokati Ardian Bajraktari ka sqaruar rëndësinë e afateve në juridiksion,  teksa thotë se presidentja tashmë duhet të merr një vendim.

“Afatet janë alfa dhe omega e proceseve gjyqësore. Ti mund të kesh plotësisht të drejtë por po si respektove afatet atëherë je i humbur. Tashmë nuk ka as edhe një arsye për tu zvarritur tutje çështja e dekretimit ose jo e kryeprokurorit të shtetit. Pra, çështja është ekskluzivisht në dorën e presidentes së shtetit”, ka thënë Bajraktari.

Vetë presidentja Vjosa Osmani pati deklaruar se po pret shterjen e të gjitha rrugëve juridike për të marrë një vendim, teksa të shtunën Presidenca nuk ka pasur një përgjigje rreth asaj se kur do të përmbyllet ky proces.

Përndryshe akterë të pushtetit,  e edhe vetë kryeministri kanë lakuar e polemizuar shumë emrin e Blerim Isufajt, të përzgjedhur nga KPK-ja për kryeprokuror, duke deklaruar se Isufajn nuk e duan tre krerët shtetëror në këtë pozitë. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori