Shirat, mjegullat, erërat, shtrëngatat, shkaktojnë dhembje koke, depresion, shtojnë reaksionet alergjike, mirëpo mund të shkaktojnë edhe infeksione, grip apo inflamacion lëkure.
Lagështia është e dobishme për të mbjellat, mirëpo moti i këtillë i ndihmon zhvillimit të sëmundjeve dhe të dëmtuesve, theksojnë ekspertët.
Për shkak të motit me shi, infeksionet që barten përmes ujit janë shumë më të shpeshta, ndërsa moti i lagësht i përcjellë me mjegull rrit rrezikun nga infeksionet e dhimbshme të veshit të jashtëm.
Ndryshimet e motit i prekin edhe ata që vuajnë nga sëmundjet kronike. Të sëmurët nga zemra, astma dhe të sëmurët neurologjikë me simptoma të theksuara të kokëdhimbjes, mosdisponimit dhe nervozizmit.
Simptomat e para zakonisht shfaqen një apo dy ditë para ndryshimit të motit. Më së shpeshti janë dëshpërimi, lodhja, të ndjerit të dobët, tensioni i rritur, dëshira për të qëndruar në shtëpi, dhimbjet në muskuj dhe nyje, problemet me frymëmarrje, ndjenja e rëndimit në stomak dhe puna e shpejtuar e zemrës.
Simptomat largohen pas ndryshimit të motit.
Më së shpeshti i prek njerëzit pas të pesëdhjetave dhe gjashtëdhjetave. Rekomandohen preparate bimore për qetësim, për shembull çajin e blinit ose pika të valerianës.
Më shumë se gjysma e kokëdhimbjeve shkaktohen nga moti, ndërsa për çdo të tretën kokëdhimbje fajin e kanë ndryshimet në lagështi.
Koncentrimi më i madh i lagështisë në ajër shkakton pagjumësinë, dhimbjet në eshtra dhe veprimin aktiv të viruseve që sulmojnë rrugët e frymëmarrjes.
Simptomat e disa llojeve të anemive janë më të theksuara kur lagështia e ajrit është më e ulët, ndërsa shpejtësia e erës e lartë.
Presioni i ulët i ajrit ngadalëson aftësitë mentale, vështirëson koncentrimin dhe kujtesën. Dhimbjet në nyje dhe simptomat e osteoartritit janë më forta kur presioni dhe temperatura janë të ulëta.
Shiu
Gjatë motit me shi, infeksionet që transmetohen përmes ujit janë shumë të shpeshta, veçanërisht ata që shkaktohen me bakterin E. coli. Përveç kësaj, sëmundjet janë të mundshme edhe pse për shkak të disponimit të keq bie imunitetit dhe njerëzit kalojnë më shumë kohë në hapësira të mbyllura. Përqindja e lartë e lagështisë pas shiut nxit kokëdhimbjen dhe probleme me frymëmarrje.
Mjegulla
Mjegulla e lehtë ndikon në rritjen e sulmeve të astmës. Hulumtimet kanë treguar që mjegulla e dendur shkakton madje 70 për qind e sulmeve të zemrës. Koha e lagësht e përcjellë me mjegull ose shi rrit rrezikun nga infeksionet e veshit të jashtëm. Ato janë veçanërisht të shpeshta tek njerëzit që jetojnë në vende të lagështa. Mund të mbroheni duke bartur kapelë ose mbrojtëse për veshë.
Era
Era ka ndikim të madh në shëndet, te madje një e treta e njerëzve. Moti me erë ndikon në disponim, nxit kokëdhimbjet, depresionin dhe pagjumësinë, ndërsa të shpeshta janë edhe shfaqjet e ftohjes, gripit dhe inflamacionet e lëkurës. Veçanërisht ndikim negativ në shëndetin psikik kanë erërat e ngrohta, për shembull ato jugore. Motin e tillë megjithatë do ta përballoni më lehtë nëse dilni në natyrë.
Stuhia
Ardhjen e stuhisë, së pari e ndjejnë personat me reumë sepse moti i stuhishëm ua rrit dhimbjet. Madje dhe tek njerëzit e shëndetshëm moti i tillë mund të shkaktojë kokëdhimbje, migrenë dhe ndryshime në disponim. Sulmet e astmës më së shpeshti shfaqen brenda një orë pas fillimit të stuhisë. Shfaqen kokëdhimbjet dhe migrena, ndërsa ndryshimet e papritura të presionit të ajrit nxisin nervozizmin.
Vranësirat
Mungesa e diellit mund të shkaktojë dëshpërim dhe disponim të keq, ndërsa retë kanë edhe anën e tyre të mirë. Hulumtimet kanë treguar që retë rrisin shanset e regjistrimit në fakultet për 12 për qind, sepse studentët mësojnë më shumë sesa dalin.
Bora
Forma e vetme e ushtrimeve që kardiologu amerikan Steve Pollack ua ndalon të sëmurëve të zemrës është pastrimi i borës sepse kombinimi i lodhjes dhe ngushtimi i enëve të gjakut në të ftohtë mund të shkaktojë sulm në zemër. Bora dhe akulli janë përgjegjëse për rrëzimet e rrezikshme. Nëpër akull duhet të ecet me hapa të vegjël. Mbrojta më e mirë janë çorapet e veshura përmbi këpucë ose të paktën këpucët që nuk rrëshqasin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët