LAJMI I FUNDIT:

Kush zuri vendin e parë në UPSHIFT, të UNICEF Innovations Lab Kosovo? (Foto)

Kush zuri vendin e parë në UPSHIFT, të UNICEF Innovations Lab Kosovo? (Foto)

Kohëve të fundit, Kosova po rezulton si një vend mjaft inovativ dhe ndërmarrës, e kjo po ndodhë sepse përkrahja për ide të reja ndërmarrëse, po rritet vazhdimisht. Me fat jemi edhe sa i përket faktit se, ndërmarrësit po vijnë me ide mjaft interesante, që ofrojnë zgjidhje për probleme të ndryshme sociale.

Këtë fundjavë, UNICEF Innovations Lab Kosovo organizoi UPSHIFT: Puntorinë me Ndikim Social, mundësi kjo, për realizimin e ideve të ndërmarrësve të rinj. Pjesëmarrësit e kësaj puntorie patën rastin: të mësojnë si të zhvillojnë, planifikojnë dhe implementojnë idetë e tyre, si të ngritin aftësitë në zgjidhjen e sfidave shoqërore në komunitetin e tyre këta studentë si dhe patën mundësi të fitojnë grant deri në 2,000 EUR për realizimin e ideve të tyre.

Projekti i studentëve, Labeat Matoshi, Samet Osmani dhe Drilon Zhushi, të Kolegjit Universum, mori vendin e parë. Si duket kjo fitore vjen edhe si rezultat i përkrahjes së vazhdueshme, që ky institucion i arsimit të lartë në Kosovë, ofron për nismat e tilla ndërmarrëse.

Moment krenarie ky, jo vetëm për përkrahësit e këtij projekti, por edhe për intitucionin të cilit i përkasin këta studentë.

Për më shumë informata rreth nismave të tilla, të ardhshme, ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

Kolegji Universum, lider në inovacion, ndërmarrësi dhe teknologji.