Kur kanë mbetur edhe tetë ekipe në Ligën e Kampionëve, superkompjuteri i Opta-s, ka nxjerrë shanset e secilës për shanset që kanë për të fituar këtë garë. 

Opta simulon zhvillimin e turneut mijëra herë (rreth 40 mijë), duke përcaktuar kështu probabilitetin në përqindje që çdo ekip që fiton ose jo raundin e tij.  

Më pas, algoritmi përditësohet ndeshje pas ndeshjeje, padyshim, bazuar në rezultatet dhe performancat e të gjitha skuadrave. 

Barcelona është skuadra më përqindjen më të madhe për ta fituar 20,4 për qind, me një rritje prej 5 për qind.  

Pas tyrje janë Paris Saint-Germain, që kanë shanse sipas superkupjuterit të Opta me 19.3 pë qind, një rritje e ndjeshme prej 10,5 për qind. 

I treti është Arsenali me shanse prej 16.8 për qind, një rritje mundësi prej 3.2 për qind, pas kalimit të fazës së 1/8.  

Skuadra e Simone Inzaghit ka parë që shanset për të fituar titull të rriten nga 12.7 për qind në 16. për qind, duke i renditur ata përpara Real Madridit, i cili qëndron në 11.6 për qind.  

Shanset e Interit dhe Real Madridit janë gjithashtu më të favorshme se të Bayern Munich, Aston Villa dhe Borussia Dortmund.  


Mundësitë për të fituar Ligëne  Kampionëve  

Barcelona – 20,4%  

Paris Saint-Germain – 19.3%  

Arsenal – 16.8%  

Inter – 16.4%  

Real Madrid – 13.6% 

Bayern Munich – 9,7%  

Aston Villa – 2.8%  

Borussia Dortmund – 1%  


/Telegrafi/  

telegrafi sport app