LAJMI I FUNDIT:

Kush qëndroi prapa grevave?

Kush qëndroi prapa grevave?

Janari mund të konsiderohet si muaji i grevave, ku mësimdhënësit e punëtorët e sektorit publik në këtë mënyrë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për ligjin për pagat, por këto greva po konsiderohen të politizuara nga shoqëria civile dhe opozita.

Derisa më të zëshmit nga grevistët ishin mësimdhënësit, të cilët për tri javë nuk hoqën dorë nga kërkesat e tyre për ngritje të koeficientit, të premten, nga zyra e kryetarit të Kuvendit, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, dha lajmin se greva do të ndërpritet, ani pse kërkesat e tyre nuk janë realizuar 100 për qind.


Krejt kjo erdhi përkundër deklaratave të tij të mëhershme, se “këtë vit mund të mos ketë fare mësim”.

Edhe pse tërheqja e SBAShK-ut, po vlerësohet të jetë rezultat ndikimit të politikës në sindikata, Jasharaj mohon një gjë të tillë.

“Të gjithë do të binden se nuk kemi pasur arsye të ndikohemi politikisht dhe nuk do të ndikohemi ngase në SBASHK janë mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë arsimor, që nga çerdhet, dhe ne jemi të vetëdijshëm se disa nga ta votojnë për LDK-në, të tjerët për PDK-në, dhe kjo është e drejtë e tyre. Mirëpo në SBASHK nuk ka frymë partiake sepse do ta humbnim arsyen e sindikatës”, tha ai.

Ndërsa nga opozita thonë se përveç nga politika, greva e ka burimin nga pakënaqësitë që ka krijuar ligji për pagat te sektorët përkatës.

Lumir Abdixhiku nga LDK thotë se grevat në arsim, në shëndetësi dhe miniera, që kapluan vendin muajin që sapo lamë pas, kanë qenë të koordinuara dhe orkestruara nga PDK-ja, si pjesë e shantazhit të brendshëm të koalicionit qeverisës.

“Greva është përdorur si instrument politik nga Kadri Veseli në radhë të parë dhe meqenëse është instrument politik, e trajtojmë si të tillë. Pra, grevat janë nisur me urdhra politik, janë trajtuar me urdhra politik dhe janë mbyllur me urdhra politik. Në një rrethanë të tillë, mos të harrojmë, ka diskrepancë të madhe mes sektorit privat dhe sektorit publik. Ne konsiderojmë se greva ka qenë e koordinuar dhe orkestruar nga PDK si pjesë e shantazhit të brendshëm të koalicionit qeverisës”, u shpreh ai.

Ndërsa bashkëpartiaku i tij, Arban Abrashi, anëtar i kryesisë të LDK-së, thotë se ky është rezultat i hartimit jo të mirë të ligjit për paga.

Gjatë janarit, me problemin që shkaktuan grevat u ballafaquan të gjitha komunat e vendit, edhe ato ku kryetarët ishin nga radhët e AAK-së, subjektit që e drejton kryeministri Ramush Haradinaj.

Kështu, kryetari i Obiliqit, njëherësh anëtarë i kryesisë së këtij subjekti, Xhafer Gashi thotë se përkundër sfidave me të cilat u ballafaquan, nuk do të ishte mirë që të politizohet kjo çështje.

Ai nuk ka dashur të komentojë nëse prapa këtyre grevave qëndruan njerëz të politikës.

“Nuk kishte qenë mirë që të politizohet kjo çështje, por t’i drejtojmë të gjitha mesazhet drejt mësimdhënësve… Nuk muj me i komentu. Ju i shihni edhe zhvillimet e ndryshme që po ndodhin aktualisht”, tha ai.

Por është shoqëria civile që beson se pas grevave të minatorëve të Trepçës, mjekëve kirurgë dhe mësimdhënësve, qëndron politika.

Rasim Alija, njohës i aktualitetit thotë se sindikatat janë të politizuara.

“Ajo që mund të themi është se sindikatat edhe në mënyrën e zgjedhjes së tyre, por në veprimet e tyre sindikaliste, janë që ka ndikimet politike, brenda vet sindikatave. Edhe anëtarësia e tyre, edhe këshillet drejtuese të sindikatave, bordet, janë të politizuara, madje këtë e pranojnë vet sindikalistët që veprojnë nën ombrellën e BSPK-së. Në këtë rast, i bie që ka indicje të caktume që grevat kanë qenë të shtyra, në mos direkt prej subjekteve politike, ka pasur një dorë politika në gjithë këto greva të orkestrume, ciklet e grevave të sindikatave të njëpasnjëshme”, tha ai.

Për më tepër, ai thotë se këtë e vërteton ndryshimi i qëndrimeve të SBAShK-ut.

Kujtojmë se marrëveshja mes SBAShK-ut dhe Qeverisë u arrit një ditë para se Ligji për Pagat të hidhet në votim në seancën e Kuvendit të Kosovë. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori