Pas përfundimit të xhiros së shtatë në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve 2025/2026, gara për pozicionet direkte në Top 8 dhe për zonën e “playoff”-it mbetet tepër e fortë, me diferenca minimale mes shumë skuadrave.

Arsenali vazhdon të jetë lider absolut i renditjes, me 21 pikë nga shtatë ndeshje dhe bilanc perfekt prej shtatë fitoresh. Pas londinezëve renditet Bayern Munich me 18 pikë, ndërsa Real Madridi dhe Liverpooli ndajnë nga 15 pikë, duke mbajtur gjallë garën për vendet e para. Liverpooli dhe Bayern Munich janë të vetmet që e kanë siguruar pozitën në top 8.


Zona e Top 8 është jashtëzakonisht e ngjeshur. Tottenham është i pesti me 14 pikë, ndërsa PSG, Newcastle dhe Chelsea kanë nga 13 pikë, njësoj si Barcelona, e cila aktualisht mban vendin e nëntë.

telegrafi.com

Sporting, Manchester City, Atletico Madrid dhe Atalanta janë gjithashtu në kuotën e 13 pikëve, duke e bërë luftën për pozitat elitare edhe më të hapur.

Në zonën e “playoff”-it pozicionohet edhe Juventusi, që me 12 pikë mban vendin e 15-të, përpara Borussia Dortmundit dhe Galatasarayt.

telegrafi.com

Kush janë ekipet e eliminuara?

Skuadra e Kazakistanit, Kairat Almaty, ka grumbulluar vetëm 1 pikë në debutimin e saj në Ligën e Kampionëve, ndërsa Villarreal kanë arritur gjithashtu vetëm 1 pikë gjatë këtij sezoni të vështirë.

Po ashtu, Eintracht Frankfurt dhe Slavia Prague kanë pësuar të njëjtin fat, duke e bërë që katër ekipe të jenë tashmë të eliminuara matematikisht, me një ndeshje të mbetur.

Ekipet që renditen nga vendi 32 deri te vendi 25 janë jashtë, por ende mund të kualifikohen matematikisht në playoff. Aktualisht, skuadra greke Olympiacos zë vendin e fundit për playoff. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app