Kirurgjia e apendektomisë, nëse kryhet në moshë të re, zvogëlon gjasat për të shkuar në sëmundje nga 19 në 25 për qind, më të theksuara për ata që jetojnë në zonat rurale
Kush ka hequr apendecitin, ka më pak mundësi të preket nga sëmundja e Parkinsonit, në krahasim me ata që kanë këtë “shtojcë” të vogël në ‘zorrën qorre’. Kjo gjë mund të duket e çuditshme, por nuk është kështu.
Së pari, sepse lidhjet midis asaj që ndodh në zorrën e njeriut kanë qenë të njohura për një kohë të gjatë (gjithashtu të pasura me neurone, qeliza tipike të trurit: në të vërtetë flasim për zorrët si “trurin e dytë”) dhe sëmundjen e Parkinsonit të ashtuquajturat substanca ‘nigra’).
Për shembull: paraqitja e simptomave motorike të sëmundjes (domethënë dridhjet, ngadalësia në lëvizje, humbja e bilancit) paraprihen edhe njëzet vjet më parë nga çrregullimet gastrointestinale.
Apendiciti për të cilin thuhet se nuk ka asnjë funksion në trupin e njeriut, përmban disa substanca që vret qelizat e trurit. Studiuesit thonë se gjetja e tyre është një dëshmi që tregon se origjina e kësaj sëmundje qëndron jashtë trurit.
Hulumtuesit në Institutin e Kërkimeve Van Andel, në Michgan, shqyrtuan të dhënat për 1.7 milionë njerëz në mbi gjysmë shekulli. Studimi i botuar në Jurnal of Medicine, tregoi se rreziku i Parkinsonit ishte 20% më i ulët tek njerëzit që kanë hequr apendisitin.
Studiuesit thanë se proteina toksike që përmban apendiciti është gjetur edhe në trurin e njerëzve të prekur nga Parkinsoni.
Një nga studiueset, Dr. Viviane Labrie tha se njerëzit nuk duhet të nxitojnë ta heqin apendicitin. “Do të ishte më mirë të mbahej nën vëzhgim formimi i tepruar i sinukleinës alfa (substanca që shkakton Parkinsonin) për të parandaluar problemet.”
Parkinsoni është sëmundja që sjell çrregullime të lëvizjes në moshën e tretë.
Parkinsoni ndodh kur disa qeliza nervore, të një pjese të trurit, që quhet Substantia Nigra, dëmtohen, ose vdesin. Këto neurone prodhojnë një produkt kimik të njohur si dopaminë e cila ndihmon në koordinimin e lëvizjes së muskujve të trupit. Kur rreth 80% e qelizave që prodhojnë dopaminë dëmtohen ose vdesin, shfaqen simptomat e sëmundjes.
Është një sëmundje, e cila zakonisht prek moshën e tretë, saktësisht moshën mbi 60 vjeç, sa më shumë mosha rritet aq më shumë ka gjasa të shfaqet kjo sëmundje. Burrat preken 1.5 herë më shumë se femrat.
Kjo është lidhja me shtojcën: sepse në shtojcë mund të gjenden forma anormale të kësaj substance që në fakt mund të fillojë sëmundjen, edhe pse, ndoshta ky faktor duhet të veprojë në sinergji me të tjerët, të gjitha që duhet të zbulohen: faktorë të mjedisit, për shembull.
Një tjetër mister: si mund të arrijë kjo proteinë anormale në tru? Këtu është një hipotezë: këto proteina mund të rriten, përmes nervit vagus, nga zorrët në tru. Hulumtimi është shumë sugjestiv, ndoshta paraprak, por ato hapin fronte të reja. Për shkak se sëmundja e Parkinsonit tani mund të llogarisë në trajtime, madje edhe efektive, por shërimi definitiv nuk është ende atje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A