Kush janë katër kandidatët e deritashëm për kryetar të Gjakovës?

Janë zyrtarizuar katër kandidatë për garën për kryetar të Komunës së Gjakovës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor. Subjektet kryesore politike tashmë kanë konfirmuar emrat që do të garojnë për të udhëhequr këtë komunë të rëndësishme.
Në garë do të jenë: Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), aktualisht kryetar i komunës, i cili synon edhe një mandat, transmeton Telegrafi.
Ardian Gola nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).
Shefqet Shehu nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Ervin Shabani nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Garës mund t'i shtohen edhe kandidatë tjerë nga subjekte tjera politike, por edhe kandidatë të pavarur.
Komuna e Gjakovës është nën udhëheqjen e AAK-së që nga viti 2017.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor, ndërsa KQZ tashmë ka nisur përgatitjet për proces./Telegrafi/






















































