LAJMI I FUNDIT:

Kush janë dy trajnerët e vetëm që mundën Guardiolën, Ancelottin, Mourinhon dhe Simeonen?

Kush janë dy trajnerët e vetëm që mundën Guardiolën, Ancelottin, Mourinhon dhe Simeonen?

Pep Guardiola, Carlo Ancelotti, Diego Simeone dhe Jose Mourinho janë sigurisht ndër trajnerët më të mirë që kanë qenë në skenën e madhe të futbollit në 15 vitet e fundit apo më shumë.

Katër ekspertët e lartpërmendur së bashku kanë dhjetë tituj të Ligës së Kampionëve dhe sigurisht që janë ndër më të mirët dhe më të suksesshmit e të gjitha kohërave.

Megjithatë, vetëm dy trajnerë në historinë e fundit të futbollit kanë arritur të shënojnë rezultate pozitive ndaj klubeve të drejtuara nga katër të përmendurit.


Njëri është Jurgen Klopp, i cili mundi Pep Guardiolën 11 herë, ndërsa humbi dhjetë herë, dhe gjithashtu regjistroi tetë barazime.

Ndaj Mourinhos, Klopp arriti një ecuri prej shtatë triumfeve, katër barazime dhe dy humbje, ndërsa më së paku ishte i suksesshëm ndaj Carlo Ancelottit. Ai festoi në tre raste, shënoi po aq barazime dhe pësoi shtatë humbje.

Dhe së fundi, ndaj Diego Simeones, gjermani fitoi në dy raste dhe pësoi po aq humbje.

Përveç tij, i vetmi që e ka arritur këtë arritje të madhe është trajneri francez Bruno Genesio, i cili në karrierën e tij ka punuar si trajner për Besancon, Lyon, BJ Guoan, Rennais dhe tani Lille.

Ajo që është interesante është se ai nuk u mposht ndaj të katërve edhe pse luajti dukshëm më pak ndeshje se Klopp, por kjo nuk e zvogëlon këtë arritje të shkëlqyer të tij.

Pep Guardiola u mposht në vitin 2018 në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve nga Genesoi, i cili si trajner i Lyonit fitoi në Etihad ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-1, ndërsa në ndeshjen e dytë ishte 222.

Klubi i tij aktual, Lille luajti kundër Fenerbahces në kualifikueset e Ligës së Kampionëve këtë vit, i udhëhequr nga Jose Mourinho nga bankina dhe fitoi në Francë me rezultat 2-1, ndërsa në ndeshjen e dytë ishte baras 1-1.

Dhe së fundi, në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ai mundi Carlo Ancelottin dhe Real Madridin e tij me rezultat 1-0 si dhe Diego Simeone dhe Atletico Madridin mbrëmë (e mërkurë) me rezultat 3-1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alban Bushi me një deklaratë bombastike: Ishim në bisedime me dy futbollistë dardanë, por në fund mbetën te Kosova

Alban Bushi me një deklaratë bombastike: Ishim në bisedime me dy futbollistë dardanë, por në fund mbetën te Kosova

Kombëtarja e Shqipërisë
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga
Pse goli i Sorloth ndaj Barcelonës nuk u anulua nga VAR-i për prekje të topit me dorë?

Pse goli i Sorloth ndaj Barcelonës nuk u anulua nga VAR-i për prekje të topit me dorë?

La Liga
Liverpooli e mposht Man Utd në garën për transferimin e yllit brazilian të Ligës Premier

Liverpooli e mposht Man Utd në garën për transferimin e yllit brazilian të Ligës Premier

Premier League
Caktohet data e ndeshjes Barcelona-Osasuna, blaugranasit do të kenë dy mungesa të mëdha

Caktohet data e ndeshjes Barcelona-Osasuna, blaugranasit do të kenë dy mungesa të mëdha

La Liga
Ylli i Barcelonës pëson lëndim të rëndë – me gjasë humbet pjesën e mbetur të sezonit

Ylli i Barcelonës pëson lëndim të rëndë – me gjasë humbet pjesën e mbetur të sezonit

La Liga
Kalo në kategori