Abu Bakr al-Baghdadi – lideri i fshehtë i Shtetit Islamik, raportohet se javë më parë është vrarë gjatë sulmeve ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
Por kush në fakt ishte Al-Baghdadi, i cili pothuajse çdo ditë terrorizoi botën me veprat makabre të organizatës terroriste që ai e drejtonte, transmeton Telegrafi.
“I turpshëm dhe aspak mbresëlënës”
I lindur në vitin 1971 në Samara të Irakut, ata të cilët e njihnin Al-Baghdadin si të ri e përshkruanin si “të turpshëm dhe aspak mbresëlënës”. Emrin e vërtetë e kishte Ibrahim Aëëad Ibrahim Ali Muhammad al-Badri al-Samarrai, por me kalimin e viteve dhe inkuadrimin në organizata terroriste, ai e ndërroi emrin në Al-Baghdadi. Deri në vitin 2004, ai kishte jetuar në një xhami në Tobchi, një lagje e varfër në periferi të Bagdadit.
Inkuadrimi në terrorizëm
Ende përfolën tema të ndryshme si se si Al Baghdadi filloi “karrierën” e shfrenuar në terrorizëm. Disa thonë se ai ishte ekstremist, edhe para pushtimit të Irakut dhe rënies së Sadamit në vitin 2003. Fakti që shumë pak dihet për të dhe aktivitetet e tij terroriste, kjo e bën tipik një terrorist siç edhe ishte Al-Baghdadi, transmeton Telegrafi.
Pjesëmarrja në Këshillin Shura të muxhahedinëve
Ajo që dihet se është pas fillimit të luftës në Irak, Al-Baghdadi filloi aktivitetin e tij xhihadist. Ai ishte arrestuar në shkurt dhe më pas në dhjetor të vitit 2004. Por pas qëndrimit disa mujor në një burg të sigurisë së ulët, u lirua përfundimisht. Në vitin 2006, iu bashkua Këshillit Shura të muxhahedinëve, duke shërbyer “në komitetin e sheriatit”. Më pas ky grup ndërroi emrin në Shteti Islamik i Irakut, duke u bërë kështu Al-Baghdadi gjenerali i kësaj ushtrie famëkeqe.
Udhëheqësi i Shtetit Islamik të Irakut
Në vitin 2010, Al-Baghdadi u emërua udhëheqës i Shteti Islamik të Irakut. Një vit më pas, Osama bin Laden u vra, derisa Al-Baghdadi e nderoi me aktivitete të shfrenuara terroriste. Ndërkohë, Shteti Islamik i Irakut vazhdoi me seri sulmesh terroriste në Irak, të cilat në masë të madhe u rritën pas luftës në këtë vend.
Fillimi i ISIS-it
Në vitin 2013, Al-Baghdadi mbikëqyri me vëmendje zgjerimin e organizatës. Ai ndërpreu lidhjet e tij me Al-Kaedën – me të cilën me parë kishte vepruar si “divizioni i Irakut” i grupit terrorist, dhe kështu u zgjerua në Siri, duke emëruar veten si Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Një cisternë nafte dhe një anije mallrash përplasen në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar – shpërthen zjarr në të dyjat

Pamje që supozohet se ‘tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit’ në Siri

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Një grevë njëditore shkakton anulimin e shumicës së fluturimeve në aeroportet në të gjithë Gjermaninë

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa