Frikësimi i serbëve nga Kosova ka shkuar edhe një hap më tej – ata pengohen të aplikojnë për të marrë ndihmë nga Ministria për Komunitete dhe Kthim e Qeverisë së Kosovës.
Kështu thotë kreu i kësaj ministrie, Nenad Rashiq, me bindjen se politikanët lokalë në mjediset e banuara me serbë në Kosovë, po bëjnë përpjekje që t’i pengojnë bashkëqytetarët e tyre, në mënyrë që ata të mos përfitojnë nga ndihma që u ofron Qeveria e Kosovës.
Në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë, pushteti mbahet nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës dhe e vetmja që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar për veprimtarinë e saj.
Deri në fillim të nëntorit të vitit 2022, Lista Serbe ishte në krye të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim. Por, pasi Goran Rakiq (kryetar i Listës Serbe) dha dorëheqjen, si pjesë e braktisjes kolektive të institucioneve të Kosovës në veri të vendit nga serbët, kryeministri Albin Kurti ia dha atë pozicion Nenad Rashiqit nga Partia Demokratike Progresive në opozitë.
Asokohe, Lista Serbe reagoi ashpër me pretendimet se një vendim i tillë ishte “i paligjshëm”, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e quajti Nenad Rashiqin “llumi më i keq serb”.
Frika nga pasojat për shkak të lirisë së shprehjes
Mediumi kontaktoi disa persona, të cilët dorëzuan kërkesat e tyre për ndihmë dhe më pas i tërhoqën ato, por nuk deshën të flasin publikisht për këtë temë.
Po ashtu, disa pjesëtarë të komunitetit serb nga disa komuna të ndryshme, pohuan se as që kanë guxuar të aplikojnë për ndihmë nga frika se mos i pësojnë pasojat, gjegjësisht, se nuk do të realizojnë punësimin që presin ose se dikush nga anëtarët e familjes do të humbasë punën. Sërish, ata nuk duan të shprehin frikën e tyre publikisht.
Një numër i madh i serbëve në Kosovë punojnë në institucione arsimore, shëndetësore dhe institucione të tjera që funksionojnë brenda sistemit serb, në krye të së cilave janë kryesisht njerëzit e Listës Serbe, të afërt me Partinë Progresive Serbe në pushtet të Aleksandar Vuçiqit.
Në fillim të shkurtit, Ministria për Komunitete dhe Kthim shpalli konkurs për ndihmë në disa kategori – ndërtim ose rinovim shtëpish, ndarje të materialeve për ndërtim, mobilieve, teknikës së bardhë, pakove ushqimore dhe higjienike. Vlera e përgjithshme e kësaj ndihme është dy milionë euro.
Sipas ministrit Rashiq, deri më tani kanë pranuar 3.400 aplikime dhe konkursi është i hapur deri më 24 shkurt.
A po i sabotojnë komunat qytetarët e tyre?
Ata që nuk u kushtuan vëmendje pasojave të mundshme dhe vendosën të aplikojnë për ndihmë nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, fillimisht duhej të merrnin dokumente nga komuna e tyre, si certifikata e pronësisë ose deklarata për amvisëri të përbashkët.
Banorët lokalë kanë hasur në vështirësi për t’u pajisur me këto dokumente, ndërkaq Radio Evropa e Lirë ka identifikuar raste të tilla në komunën e Shtërpcës.
Megjithatë, ata nuk kanë dashur që emrat e tyre të përmenden publikisht, por dyshimet e tyre për parregullsi të nxjerrjes së dokumenteve i kanë denoncuar në Polici. Një gjë e tillë është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
“Ne, në konsultim me Prokurorinë, kemi iniciuar shkresën zyrtare”, tha Dragan Stevanoviq, komandant i stacionit policor në Shtërpce, duke sqaruar se rasti është në fazën e hetimeve dhe se nuk mund të japë detaje të tjera.
Danijel Vasileviq, këshilltar i ministrit për Komunitete dhe Kthim, thotë se banorët e Shtërpcës i janë drejtuar për ndihmë dhe se janë të frikësuar.
“Jemi të sigurt se kryetari i komunës, përmes njerëzve të tij, ndikon drejtpërdrejt në disa zyrtarë komunalë që t’ua vështirësojnë aplikimin qytetarëve”, thotë Vasileviq, i cili është nga Shtërpca.
Mediumi i ka dërguar pyetje Komunës së Shtërpcës për të marrë një reagim lidhur me akuzat e Vasileviqit, por deri në publikimin e tekstit nuk ka marrë përgjigje.
Kryetar i Komunës së Shtërpcës është Dalibor Jevtiq nga Lista Serbe, i cili më parë ka shërbyer si ministër për Komunitete dhe Kthim për disa mandate.
Më 21 shkurt, Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, u bëri thirrje autoriteteve lokale që të mos i “bllokojnë dhe ndalojnë bashkëqytetarët që të aplikojnë për ndihmë”.
“Ky është sigurisht një precedent psikologjik, moral dhe sociologjik që kam parë në jetën time. Ju, në fakt, i ndaloni bashkëqytetarët tuaj, të afërmit tuaj, fqinjët tuaj, miqtë tuaj, që të jenë fitues të mjeteve të dhëna për ta”, u tha Rashiq gazetarëve pas vizitës në një familje të rrezikuar sociale në territorin e komunës së Graçanicës.
“Frikësimet” e mëhershme të serbëve
Kjo nuk është hera e parë që serbët në Kosovë frikësohen apo u bëhet shantazh, në situata të ndryshme.
Për shembull, disa punëtorë në gjyqësor apo në administratën lokale më herët kanë konfirmuar se janë detyruar të japin dorëheqje, pasi më 5 nëntor të vitit të kaluar u vendos që përfaqësuesit e komunitetit serb t’i braktisin kolektivisht institucionet e Kosovës.
Po ashtu, ka pasur raste kur punonjësve të institucioneve serbe në veri të Kosovës iu është ndaluar t’i shfrytëzojnë pushimet vjetore për shkak të situatës politike.
Ata u kërcënuan se mund të pushoheshin nga puna nëse nuk do t’u bindeshin urdhrave të drejtorëve të tyre.
Punonjësit në institucionet serbe shpeshherë e kishin obligim pune të dilnin në protesta për shkak të situatës politike apo barrikadave, madje edhe në zgjedhjet e Kosovës, në të cilat kryesisht duhej të mbështesnin Listën Serbe, partinë kryesore politike serbe në Kosovë.
Organizatat ndërkombëtare dhe vendore, me vite kanë vënë në dukje se serbët në Kosovë po kërcënohen dhe kjo është arsyeja pse shumica kanë frikë të flasin publikisht për pikëpamjet e tyre politike.
Hulumtimi “Analiza e trendëve” i organizatës joqeveritare Aktiv nga Mitrovica e Veriut për vitin 2021, ka treguar se 70 për qind e të anketuarve në komunat me shumicë serbe në Kosovë “nuk ndihen të lirë t’i shprehin publikisht pikëpamjet politike”./REL
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025