Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë që janë “ngrirë” që nga vënia e taksës nga ana e Prishtinës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, pritet të marr epilog tjetër, kjo për faktin se presidenti amerikan Donald Trump, ka emëruar ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguarin e posaçëm që pritet t’i çojë përpara përpjekjet e SHBA-ve për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Grenell është ambasador i SHBA-ve në Gjermani, i cili u emëruar nga presidenti Trump dhe tani pritet t’i çojë përpara përpjekjet e vendit të tij në arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, që mund edhe të rezultojë me njohje të Kosovës nga ana e Serbisë, transmeton Telegrafi.
Ai pritet të vazhdojë të ushtrojë detyrën e ambasadorit amerikan në Berlin dhe njëkohësisht të angazhohet si i dërguari i administratës së presidentit Trump, duke ndihmuar kështu në arritjen e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit.
Por, kush është Richard Grenell që jeton në Berlin në një lokalitet jo larg portës së Brandenburgut? Ai përfaqëson politikat e SHBA-ve në Gjermani, vend ky që ishte ndihmuar nga amerikanët të çlirohet gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kujtojmë që në shtator të vitit 2017, presidenti Trump e nominoi Richard “Ric” Grenell, ish-diplomat në administratën e presidentit George Bush.
Gjatë kohës së administratës së Bushit, Grenell ishte drejtori i ekipit të Komunikimit dhe Diplomacisë Publike, të katër ambasadorëve të ndryshëm amerikanë në Kombet e Bashkuara.
Gjatë asaj kohe ishin diskutuar temat si luftërat në Irak dhe Afganistan, çështja e Iranit si dhe programi bërthamor i Koresë së Veriut, që më pas pasoi edhe me përfshirjen e çështjes së Sirisë.
Gjithashtu Grenell ka shërbyer si këshilltar politik dhe zëdhënës për media i politikanëve të ndryshëm Republikan, përfshirë John McCain gjatë fushatës presidenciale gjatë vitit 2000. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë