LAJMI I FUNDIT:

Kush është njeriu pas EXIT POLL-it në SHBA?

Kush është njeriu pas EXIT POLL-it në SHBA?

Joe Lenski është zëvendëspresident ekzekutiv i Edison Research dhe drejton ekipin që kryen sondazhin e daljeve të votuesve amerikanë për rrjetet televizive, përfshirë edhe BBC-në.

Në zyrën e tij në New Jersey, në mur është varur një fotografi nga zgjedhjet e SHBA-së të vitit 1948. Ajo tregon kandidatin Thomas Dewey duke buzëqeshur me një gazetë në duar ku shkruhet “Dewey mposht Truman”.

Por, gazeta e kishte njoftuar rezultatin shumë herët. Në të vërtetë, ishte Harry Truman ai që fitoi presidencën.


“E mbaj këtu për të më kujtuar çfarë nuk duam të bëjmë natën e zgjedhjeve. Ky është makthi ynë që nuk duam ta përsërisim”, tha Lenski.

Ky i fundit ndodhet në qendër të disa prej vendimeve më të rëndësishme gjatë natës së zgjedhjeve.

Të dhënat nga sondazhet e daljeve përdoren krahas të dhënave të tjera, si votat reale të numëruara nga zyrtarët, për të parashikuar rezultatin në çdo shtet.

“Nëse është një zgjedhje e thellë në favor të një kandidati, mund të na mjaftojnë disa të dhëna nga sondazhi i daljeve dhe pak të dhëna votimi për të parashikuar shpejt rezultatin. Në shumë shtete ku gara është e ngushtë, mund të na duhen më shumë të dhëna”, thotë ai.

“Mendoj se të gjithë aktualisht presin një zgjedhje shumë të ngushtë dhe pres që sondazhet e daljeve ta konfirmojnë këtë”, deklaroi Lenski.

Ndryshe, kandidati republikan, Donald Trump dhe ajo demokrate, Kamala Harris po garojnë që të bëhen banor të ri të Shtëpisë së Bardhë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Amerika
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

Botë
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Trump flet për

Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët

Amerika
Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Evropa
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Kalo në kategori