Saktësisht dy vjet më parë, në shtatorin e vitit 2017, Matthew Whitaker – një jurist nga shteti i Ajovës në ShBA – përflitej në mediet amerikane se do të emërohej shef i Stafit të asokohe Prokurorit të Përgjithshëm të ShBA-ve, Jeff Sessions.
Rreth dy javë më vonë, më 22 shtator të vitit 2017, Matthew Whitaker nisi ngjitjen në institucionin kryesor të drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – Departamentin e Drejtësisë në kuadër të Departamentit të Shtetit. U emërua shef i Stafit të Sessions.
E në të njëjtën kohë të vitit, por dy vite më vonë, emri i Matthew Whitaker është kryelajm i mediave. Jo më në ShBA, por në Kosovë. Një vizitë e tij të martën në Prishtinë disa ditë para zgjedhjeve parlamentare dhe dreka me Kadri Veselin, pretendentin për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, kanë ngjallur reagime jo vetëm në media, shkruan Insajderi.
Për vizitën e ish-Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë të ShBA-ve, të cilësuar nga disa media në vend si “njeriu i presidentit amerikan Donald Trump”, ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
“Qeveria e SHBA-ve nuk parapëlqen dhe nuk mbështet ndonjë parti politike apo kandidatë në zgjedhjet e kësaj jave. Ne respektojmë të drejtën dhe përgjegjësinë e votuesve të Kosovës që të zgjedhin të ardhmen e tyre”, thuhet në këtë reagim të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
Qëndrimi i Ambasadës së ShBA-ve përkon edhe me faktin që Matthew Whitaker nuk ka më asnjë pozitë brenda Departamentit të Drejtësisë, në të cilën kishte shrbyer në disa pozicione para se të bëhej Prokuror i Përgjithshëm në Detyrë.
Por, karriera e Matthew Whitaker si prokuror në ShBA është e gjatë. Kishte nisur në shtetin e tij të lindjes, Ijova, në vitin 2004.
Nga vitit 2004 deri më 2009, Whitaker shërbeu si Prokuror i Përgjithshëm i Ajovas. Më 2014 garoi për Senatin amerikan nga radhët e Partisë Republikane, por nuk mori votat e mjaftueshme përball kandidatit demokrat, Michael Fitzgerald.
E në nëntorin e vitit 2018, Matthew Whitaker u emërua Prokuror i Përgjithshëm në detyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
I caktuar nga presidenti amerikan Donald Trump si Prokuror i Përgjithshëm në detyrë, Whitaker shpesh u kishte bërë jehonë sulmeve të presidentit ndaj hetimit për dyshimet mbi lidhjen e fushatës së Trump me Rusinë.
Ai ishte emëruar në detyrë, siç raportonte New York Times më 2017, për të mbikëqyrur hetimin e lidhjeve të zyrtarëve të fushatës presidenciale të zotit Trump me Rusinë në vitin 2016.
Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, kishte thënë se e njeh Matthew Whitaker dhe e kishte lavdëruar atë.
“Ai është një burrë i mirë, e njoh atë”
49 vjeçari Whitaker punën në Departamentin e Drejtësisë vitin e kishte nisur në shtatorin e 2017-s si shef i personelit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Jeff Sessions, pasi kishte shprehur kundërshtimin e tij për hetimin e Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller, ndaj ndërhyrjes së Rusisë.
Pas zgjedhjes së William Carr si Prokuror i Përgjithshëm të ShBA-ve në shkurt të vitit 2018, Whitaker i liroi detyrën atij. Ai jeton ende në Uashington dhe merr shpeshherë është pjesë e paneleve debatuese në studio televizive.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDonald Trump firmos urdhrat e parë ekzekutivë
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë