Masakra e 99-tës në Staradran të Komunës së Istogut iu mori jetën 18 civilëve. I mbijetuari i vetëm i kësaj masakre ishte Naim Elshani. Ish-polici boshnjak Ekrem Bajramoviq ka përfunduar në pranga në dyshimin për pjesëmarrje në këtë masakër.
8 majin e vitit 1999, Naim Elshani nuk do të harrojë kurrë. Atë ditë, prej 19 civilëve shqiptarë të ndaluar nga Policia Serbe, në fshatin Staradran të Istogut, tytës së pushkës arriti t’i shpëtoj vetëm ai, dersia 18 të tjerë mbetën të vdekur.
Deri më tani, për këtë masakër nuk është dënuar askush, mirëpo 23 vite pas, ish-polici boshnjak, Ekrem Bajramoviq ka përfunduar nën pranga të policisë së Kosovës, nën dyshimin se ka marrë pjesë në kryerjen e saj.
Edhe pse i plagosur rëndë, e më probleme të mëdha shëndetësore, Naim Elshani e mban mend se Bajramoviq ka qenë aty, atë ditë.
“Ka qenë ora 12:00 kur Ekremi ka ardh me disa policë, me komamdantin e me disa të tjerë policë, ka hyrë dhe ka dalë, e ka nxjerrë personin e ka lëshuar dhe e ka qitë për dere si dhe ka deklaru që e ka liru, dhe ai e ka bërë publike që ka qenë pjesëmarrës këtu dhe i ka cekur disa emra të serbëve, të policëve”, ka thënë Elshani.
Madje ai kujton gjithë maltretimin që i është bërë atij e të tjerëve gjatë tërë ditës.
“Mu këtu më kanë ndalë, në traktorin ton i kanë ndalë, 5 persona na kan fut këtu, ton ditën kanë mujt me na rreh, me na mundu, me na shti në Mulli, rrahjet kanë qenë shumë të rënda, tmerr ka qenë ajo, unë nuk kom me i harru, ato kujtimet i kam sikur sot, zotin e falenderoj që jam gjallë, jam pushkatu me pushku mitroloz, me kanë gjujt mbi kufoma”, ka shtuar Elashani.
Por, fatin e njëjtë si Naim Elshani që mbijetoj në këtë masakrë, nuk e kishin tre djmtë e Duat Elshanit.
Ai shpreson, që i dyshuari për pjesëmarrje në këtë masakër Ekrem Bajramoviq, të marrë denimin maksimal.
“Pres denim makismal, më janë vrarë 3 djem, më janë pushkatu, e bashkë më të edhe disa kushëri e persona të tjerë”, ka theksuar Elshani.
E dhimdja për djemt e tij ende është shumë e madhe, ndërsa emrat e tyre bashkë me të tjerët janë të gdhendur në këtë lapidar në mes të fshatit.
Ekrem Bajramociqin që tani është i arrestuar e mban mend fort mirë edhe Islam Berisha, që në të kaluarën e largët ka qenë polic. Ai tregon se sa shumë malltretime ka bërë ish kolegu i tij para dhe gjatë luftës.
“Ekremi ka qenë shumë zullumqar, ai së bashku me një koleg të tij, kanë hy brenda ma kanë malltretu babën”, është shprehur Berisha.
Gjithë këto malltretime, Bajramoviq i kishte thënë së i ka bërë në emer të Serbisë.
“I thash mos bo more kështu, më tha që gjitha këto po i bëj në emër të serbisë edhe për serbinë”, ka shtuar ai.
Ekrem Bajramovic me vendim të prokurorit të shtetit është në mbatje për 48 orë. Ndërsa ndaj tij pritet të parashtrohet kërkesë për caktim të paraburgimit./RTVD/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës