LAJMI I FUNDIT:

Kush është i dashuri i ri i Madonnas – Ahlamalik Williams, balerini 36 vjet më i ri se këngëtarja

Kush është i dashuri i ri i Madonnas – Ahlamalik Williams, balerini 36 vjet më i ri se këngëtarja
Madonna dhe i dashuri i saj i ri

Ikona e muzikës botërore, Madonna, momentalisht është duke e shijuar lidhjen e saj të re me balerinin 25-vjeçar, Ahlamalik Williams.

Madje, ditë më parë prindërit e Williams, Laurie dhe Drue, u hapën për lidhjen e djalit të tyre me këngëtaren 61-vjeçaren në një intervistë për gazetën Daily Mirror dhe treguan që autorja e hitit “Material Girl” është në lidhje serioze me balerinin 36-vjet më të ri.

“Madonna vazhdon të kujdeset për djalin tonë. Ajo tha se ai është inteligjent dhe shumë i talentuar. Ajo na tha që është shumë e dashuruar dhe se ne nuk kishim asgjë për t’u shqetësuar pasi ajo do të kujdesej për të”, tha Drue.


Madonna dhe i dashuri i saj i ri

Kush është i dashuri i Madonnas, Ahlamalik Williams?

Që disa muaj, këngëtarja 61-vjeçare ka qenë duke u takuar me Ahlamalik Williams, balerinin 25-vjeçar që tashmë është në çdo koncert pranë saj.

Pas Krishtlindjeve, Williams iu bashkua Madonnas dhe fëmijëve të saj, Lourdes, 25-vjeç, David Banda, 14-vjeç, Mercy James, 13-vjeç dhe binjakët Esther dhe Stella, 6.

Page Six ka raportuar se dyshja janë takuar në vitin 2015 kur kur Williams dëgjoi audicionin për turneun e “Rebel Heart” të Madonnas.

Ndërsa nuk dihet asgjë për Ahlamalik akoma, ai me sa duket është rritur në Kaliforni dhe ka një prani mjaft mbresëlënëse në Instagram, ku poston shumë video vallëzimi për 99,000 ndjekësit e tij.

https://www.instagram.com/p/B7pJsZUHpmc/

2. Madonna nuk është me të dashur të pasur më?

Ndërsa filmonte videon për “Material Girl”, Madonna u takua me aktorin Sean Penn. Të dy u martuan në ditëlindjen e këngëtares në vitin 1985 përpara se të divorcohen katër vjet më vonë. (Megjithëse ata janë parë dikur së bashku si miq disa herë).

Ajo ishte e lidhur me reperin Tupac Shakur në vitet e 90-ta, para dhe gjatë burgosjes së Shakur për sulme seksuale.

Në fakt, disa vjet më parë TMZ lëshoi një letër që reperi i shkruajti këngëtares ku zbuloi gjëra befasuese të marrëdhënies misterioze të dyshes. Tupac gjithashtu shprehet se si u frikësua nga statusi i Madonna-s e aftësia seksuale, dhe i kërkon falje që e lëndoi gjithnjë.

Në 1995, Madonna u takua me aktorin Carlos Leon, me të cilin pati fëmijën e saj të parë, vajzën Lourdes, në 1996.

Katër vjet më vonë, në dhjetor 2000, Madonna u martua me drejtorin Guy Ritchie në Skoci. Të dy kanë dy fëmijë së bashku: Rocco dhe David.

Madonna dhe Ritchie u divorcuan në vitin 2008. /Telegrafi/

Madonna dhe i dashuri i saj i ri

Në trend Magazina

Më shumë
Bill Gates gjen dashurinë e re, 60-vjeçarja Paula Hurd i ka rrëmbyer zemrën miliarderit të Microsoft

Bill Gates gjen dashurinë e re, 60-vjeçarja Paula Hurd i ka rrëmbyer zemrën miliarderit të Microsoft

Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime

Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime

Magazina
Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Magazina
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Aktori Chris Noth pushohet nga puna në serialin e ri pas akuzave për sulm seksual nga disa gra

Aktori Chris Noth pushohet nga puna në serialin e ri pas akuzave për sulm seksual nga disa gra

Kalo në kategori