LAJMI I FUNDIT:

Kush është Bahri Rexha që po dyshohet nga Këshilli i BIK në Prishtinë për 166 mijë euro keqpërdorime?

Kush është Bahri Rexha që po dyshohet nga Këshilli i BIK në Prishtinë për 166 mijë euro keqpërdorime?

Për tre vjet me radhë të ardhurat e sadakasë, vitrave, zeqatit, anëtarësisë si dhe qerave të objekteve të Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Prishtinë dyshohet të jenë keqpërdorur.

Nga viti 2020 deri më 2022 parat e BIK dyshohet të jenë tërhequr nga arka “cash” pa mbulesë, e përmes llogarive bankare të kenë shkuar në llogari të ndryshme, herë me përshkrim të arsyes e herë pa të.

Personit që po i drejtohet gishti  t’i ketë përvetësuar qindra mijëra euro është Bahri Rexha, ish-arkëtar i Bashkësisë Islame për Prishtinë.


Rexha: Unë jam Behri Rexha, aktualisht jam i angazhuar profesor në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Gazetarja: Çfarë lënde jepni në këtë universitet dhe në cilën degë?

Rexha: “Shkenca sociale”, “Politikat ekonomike”.

Rexha që tash i mëson studentet për politikat ekonomike, fillimisht dyshohej nga  BIK t’i ketë përvetësuar hiç më pak se 260 mijë euro.

Zanafilla e këtij hetimi të brendshëm pretendohet të ketë filluar kur Rexha i kishte thënë kryetarit të Këshillit të BIK në Prishtinë, Hetem Sopjani, se nuk ka buxhet për t’i paguar punëtorët.

“I ishte thënë kryetarit që nuk ka para për pagesën e punëtorëve, dhe kjo kishte qenë shqetësuese për kryetarin duke qenë se ky kishte krijuar një besim jashtëzakonisht tek personi. Dhe më pastaj arkatari thotë jo i kam siguruar parat. Këtu fillon dyshimi se si ka ndodhur kjo çështje”, ka thënë Florim Shefqeti, avokat i angazhuar nga Këshilli i BIK në Prishtinë.

Por, shuma që BIK tashmë zyrtarisht pretendon të jetë përvetësuar nga ish-arkëtari Rexha ka rënë.

Avokati i angazhuar nga BIK në Prishtinë thotë se kjo ka ndodhur për shkak se analiza e parë është bërë nga një komision i përbërë nga hoxhallarët, pa njohuri në fushën e financave.

Shefqeti: Dhe në momentin që është vërejtur mospërputhje të tilla formohet një komision i brendshëm nga 3 hoxhallarë të cilët si shuma hyrëse dhe dalëse gjejnë që janë të njëjta, por brenda për brenda përmbajtjes së tyre, ky raport ka konstatuar se nuk i është ofruar dokumentacion i mjaftueshëm. Po ashtu gjenë mospërputhje me dëftesa në pagesa.

Gazetarja: Sa ka qenë dyshimi fillimisht, cila ka qenë shumë që dyshohet se është përvetësuar nga zotëri Rexha?

Shefqeti: Shikoni, me aq sa kam pa me rastin e përpilimit të padisë, por edhe kur i kemi dorëzuar në gjykatë, shuma është afër 166 mijë euro.

Gazetarja: Ka qenë fillimisht dyshimi se shuma mund të jetë shumë më e lartë ose raportet e para çfarë shume kanë nxjerr?

Shefqeti: Shikoni, ne po flasim mbi një raport të auditimit që konsiderohet persona profesional”.

Si rrjedhojë, këshilli kishte themeluar një komision tjetër në përbërje të personave me njohuri në fushën e financave,  i cili kishte kontrolluar faturat për periudhën 2020-2022.

Pas këtij analizimi  llogaria doli se mungonin 166 mijë euro.

Ky raport i 6 qershorit 2023, të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, pasqyron të gjitha pagesat dhe tërheqjet që dyshohet të jenë bërë nga arka dhe banka, pa nënshkrim të pranuesit të mjeteve apo pa  përshkrim.

Këto ishin bërë në emër të individëve privat e bizneseve.

Sipas mostrës statistikore e nxjerrë nga popullata e regjistrit të dokumentacionit tregon që shuma totale e shpërdoruar- keqpërdorur brenga Këshillit të BI-së në Prishtinë e kap vlerën prej 166,528.30 euro. Komisioni mbas mbarimit të punës ka marrë dëftesat si dëshmi të mostrës dhe atë: 26 dëftesa të vitit 2022, 17 dëftesa të vitit 2021 dhe 13 dëftesa të vitit 2020 të cilat janë cekur si më lartë si dhe regjistrin e borxheve të supozuara në fotopkoje. Në të njëjtën kohë janë marrë edhe listat e kthimit të trustit të cilat duhet të verifikohen nga Këshilli i BI-së në Prishtinë”, thuhet në raport. /Betimi për Drejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, familjari i viktimës: Shkaku i vrasjes, xhelozia pse ka shkuar të punojë në një vend tjetër

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, familjari i viktimës: Shkaku i vrasjes, xhelozia pse ka shkuar të punojë në një vend tjetër

Lajme
Policia kap mbi 32 kg drogë të fshehur në automjetin me targa serbe në veri të Mitrovicës

Policia kap mbi 32 kg drogë të fshehur në automjetin me targa serbe në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Mushkolaj: LDK-ja e vendosur për opozitë, koalicioni LVV-PDK mbetet për t'u parë

Mushkolaj: LDK-ja e vendosur për opozitë, koalicioni LVV-PDK mbetet për t'u parë

Politikë
Kurti: Para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare, Serbia do të mbahet gjithmonë përgjegjëse për krimet në Kosovë

Kurti: Para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare, Serbia do të mbahet gjithmonë përgjegjëse për krimet në Kosovë

Lajme
Majko kujton përvjetorin e bombardimeve të NATO-s, dhe i dërgon mesazh Serbisë: Mos e provoni përsëri

Majko kujton përvjetorin e bombardimeve të NATO-s, dhe i dërgon mesazh Serbisë: Mos e provoni përsëri

Lajme
“Piva 2 teke raki dhe ngatërrova biletën”, historia e anglezes që ateroi aksidentalisht në Shqipëri

“Piva 2 teke raki dhe ngatërrova biletën”, historia e anglezes që ateroi aksidentalisht në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori