LAJMI I FUNDIT:

Kush është Arne Slot? ‘Adhuruesi karizmatik i repit’ tani favorit për ta zëvendësuar Kloppin tek Liverpooli

Kush është Arne Slot? ‘Adhuruesi karizmatik i repit’ tani favorit për ta zëvendësuar Kloppin tek Liverpooli

Njihnu me Arne Slot, trajnerin e Feyeneoordit i cili është bërë tani favoriti kryesor për të zëvendësuar Jurgen Kloppin tek Liverpooli.

Gjatë ditëve të tij si lojtar profesionist, 45-vjeçari luajti për klube të ndryshme si FC Zwolle, NAC Breda, Sparta Rotterdam dhe PEC Zwolle.

Pasi u pensionua në 2013, Slot u bë trajner i ekipit të të rinjve në PEC Zwolle, para se të kalonte tek SC Cambuur si zëvendëstrajner.


Slot eventualisht u bë trajner i AZ Alkmaar para ‘shpërthimit’ të pandemisë COVID-19, gjë e cila shkatërroi sezonin e tij të parë në krye të klubit.

Në 2020, Slot u shkarkua nga Alkmaari, pasi u zu duke negociuar kushtet për të kaluar tek ekipi i Feyenoordit.

Liverpooli humbet garën për shërbimet e Ruben Amorim, tekniku portugez afër kalimit tek një tjetër klub anglez
Lexo po ashtu Liverpooli humbet garën për shërbimet e Ruben Amorim, tekniku portugez afër kalimit tek një tjetër klub anglez

Nën menaxhimin e Slot, Feyenoordi përfundoi në pozitën e tretë në Eredivisie në sezonin e tij të parë në krye, ndërsa ai i udhëhoqi ata edhe në finale të Ligës së Konferencës, aty ku humbën nga Roma e Jose Moruinhos.

Sezonin e kaluar, Slot e drejtoi Feyenoordin drejt titullit në elitën e futbollit holandez, që ishte njëherësh i pari që nga viti 2017. Slot është lavdëruar për prezencën e tij dhe karizmën, po ashtu edhe për stilin e tij të veçantë të të luajturit futboll.

“Ai është një trajner me të vërtetë i mirë. Unë e kam përcjellur Feyenoordin për 40 vite, dhe që nga koha e Johan Cruyffit tek Ajaxi në vitet e 80-ta, nuk ka pasur ndonjë trajner me mentalitet më ofanziv në ligën e Holandës”.

“Do të thoja se Slot është një trajner i stilit të Guardiolës duke u bazuar në gjithçka që kam parë në vitet e fundit. Tifozët e Feyenoordit shpesh nuk i kanë besuar syve se çfarë po shohin”, ka thënë gazetari holandez Marcel van der Kraan./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori