LAJMI I FUNDIT:

Kush është Amina Muaddi, mike e Rihannas – me të cilën thuhet se e ka tradhtuar ASAP Rocky?

Kush është Amina Muaddi, mike e Rihannas – me të cilën thuhet se e ka tradhtuar ASAP Rocky?

Kur bëhet fjalë për këpucët, Amina Muaddi është stilistja më në trend e momentit.

Këpucët e Amina Muaddit janë veshur nga Kylie Jenner, Rihanna dhe më shumë yje të tjerë.

Ajo së fundmi ka qenë e përfolur në rrjet në masë të madhe si një ndërhyrje në mes të çiftit, Rihanna dhe ASAP Rocky.


Amina Muaddi (Foto: The Sun)

Por, kush është Amina Muaddi?

Muaddi është një stiliste dhe sipërmarrëse këpucësh e njohur për markën e saj personale.

Ajo është paraqitur shumë herë në revistën “Vogue” për dizajnët e saj dhe për bashkëpunimin me kompaninë e Rihannas, Fenty.

Dizajnerja e re ka mbi një milion ndjekës vetëm në Instagram.

“British Vogue” e quajti atë një nga ‘5 dizajneret më të famshme’.

View this post on Instagram

A post shared by AMINA MUADDI ??‍♀️ (@aminamuaddi)

Ajo gjithashtu ka një listë klientësh të mbushur me yje nga Kendall Jenner deri te Dua Lipa.

Muaddi i tha “British Vogue” në vitin 2019 se është shoqe me stilistin e Ririt dhe kështu filloi lidhja e tyre.

Rihanna është ndarë nga ASAP Rocky?
Lexo po ashtu Rihanna është ndarë nga ASAP Rocky?

“Epo, stilisti i Rihannas dhe unë jemi miq, kështu që ai pa disa prototipe të hershme”, tha ajo.

“Por më pas ajo bleu disa palë vetë përmes blerësit të saj personal. Ajo është një person kaq e mirë. Ajo më dërgoi disa rroba Fenty kur e lansoi brendin e ri – ndihem e mahnitshme kur i vesh ato”, shtoi ajo.

Rihanna dhe Amina (Foto: Instagram)

Dizajnet e Muaddit vihen re pothuajse menjëherë me format e tyre gjeometrike dhe shumëngjyrëshe.

36-vjeçarja është gjysmë rumune, gjysmë jordaneze, por që është rritur në Itali.

Në raportimet e reja është thënë se Amina bëhet shkak i ndarjes së Rihannas me asap Rocky.

ASAP Rocky dhe Rihanna (Foto: Backgrid)

Ylli amerikan u raportua se e ka tradhtuar Ririn me dizajneren Muaddi, pavarësisht se nuk është konfirmuar asgjë akoma. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Magazina
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Magazina
Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën

Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina
Kalo në kategori