Ish-futbollisti legjendar amerikan, tashmë në rolin e trajnerit, Michael Bradley, bëri histori në MLS duke aktivizuar tre lojtarë nën moshën 18-vjeçare – një rast i parë në historinë e kampionatit amerikan.

Mes tyre shkëlqeu 16-vjeçari shqiptari Adri Mehmeti, i cili së bashku me 17-vjeçarin Julian Hall u përfshinë në dy golat e New York Red Bull në fitoren 1-2 ndaj Orlando City.


Dy talentët e rinj kombinuan bukur brenda zonës, me Mehmetin që tregoi pjekuri dhe qetësi të jashtëzakonshme për moshën e tij, duke qenë vendimtar në momentin kyç të takimit dhe duke regjistruar asistimin e parë në MLS që në ndeshjen debutuese.


Përveç Mehmetit si 16 vjeçar dhe Hall si 17 vjeçar, në këtë ndeshje debutoi edhe Matthew Dost Santos që gjithashtu është 17-vjeçar.

Adri Mehmeti konsiderohet një nga talentet më premtues në akademinë e New York Red Bulls. I lindur në SHBA nga prindër shqiptarë, ai ka tërhequr vëmendjen me teknikën e rafinuar, vizionin në lojë dhe guximin për të marrë përgjegjësi në momente vendimtare.

Mehmeti, i gjatë 1.83 metra, luan në pozitën e mesfushorit qendror dhe shihet si një nga shpresat më të mëdha të futbollit amerikan për të ardhmen.

16-vjeçari më parë ka luajtur për Kombëtarja e Shqipërisë U15, ndërsa aktualisht është pjesë e SHBA U-15, duke mbetur një emër që pritet të bëjë jehonë në vitet në vijim. /Telegrafi/


- YouTube www.youtube.com

telegrafi sport app