Zëvendësministri shtesë i Punëve të brendshme, Oliver Andonov, vozitet me xhipin e markës “BMV X5”, veturë zyrtare, ku pothuajse gjatë gjithë mandatit të saj e ka shfrytëzuar ish ministrja e Punëve të brendshme, Gordana Jankulloska, bën të ditur Meta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërkaq, pikërisht ky automjet u identifikua si xhipi i ish yllit të futbollit, David Beckham, i vjedhur në Spanjë, që pretendohet në vend të jetë kontrabanduar, e pastaj në aksion policor është konfiskuar.
Se Andonov, sërish e përdorë si veturë zyrtare, “xhipin e Jankullovskës” për “Meta” pohuan edhe burime të larta zyrtare nga MPB-ja.
“BMV X5”, me ngjyrë argjendi në të përhimtë dje ishte i parkuar në Muzeun e OBRM-PDUKM-së, ku Andonov ishte njëri nga mysafirët kryesor të promovimit të edicionit “Faqet e zeza të DASh-së”- Histori e cila pret të zbulohet, botimi është i Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251