LAJMI I FUNDIT:

Kush e ruajti Zelenskyn në Tiranë? Nga snajperët te agjentët e RENEA-s

Kush e ruajti Zelenskyn në Tiranë? Nga snajperët te agjentët e RENEA-s

Tirana i është rikthyer normalitetit, të paktën edhe disa orë, deri në nisjen e samitit të radhës në këtë fund shkurti, atij midis liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, që vjen 24 orë pas Samitit të Ukrainës ku mori pjesë edhe presidenti Volodymyr Zelensky.

Lëvizja e mjeteve pas largimit të Zelenskyt po vijon normalisht në rrugët e kryeqytetit që qëndruan të bllokuara për më shumë se 12 orë, ndërsa masat e sigurisë pritet të jenë të rrepta edhe ditën e enjte.

A2 CNN nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” zbuloi detaje nga plani i masave të policisë për të mbarë-vajtur rendin, e në veçanti për protokollin që u ndoq për të ruajtur jetën e liderit të Ukrainës.


Sipas tij, shpinën e Zelenskyt përveç agjentëve të shumtë ukrainas që u panë se kishin zbarkuar së bashku me të në Tiranë, u ruajt nga agjentët e forcave speciale RENEA, por edhe civilë të shumtë që blinduan rrugët e kryeqytetit.

Po ashtu nuk munguan snajperët në tarracat e godinave kryesore shtetërore si Kryeministria e Kuvendi, por edhe mbi Pallatin e Kongreseve ku u zhvillua samiti.

Sa i përket sigurisë fizike të Zelenskit pati një numër të shtuar të Forcave të Sigurisë Kombëtare shqiptare por edhe të forcave speciale RENEA. Ne arritëm të identifikonim të paktën dy automjete të RENEA-s, njëri prej tyre civilë, i cili qëndronte me bagazhin hapur dhe me efektivët specialë në gatishmëri për çdo lloj pasigurie.

Kjo nuk ka ndodhur në asnjë vizitë të këtij niveli në Shqipëri. Këtë herë ndryshe nga vizita e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, ku kishte mjaft qytetarë që donin të kalonin brenda perimetrit të sigurisë, policia ka menduar që të gjithë qytetarët që kanë vendbanimet e tyre në zonën e ish-Bllokut dhe zonën e rrugës së Elbasanit dhe rrugët lidhëse që të sjellin për te Piramida, Kryeministria apo sheshi Nënë Tereza, duhet t’u drejtohen efektivëve të policisë dhe tu tregojnë se ku po shkojnë.

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori