Ajo që ishte përfolur prej vitesh tashmë ka ardhur zyrtarisht. Internet Explorer ka shpallur falimentimin pas plot 19 vitesh që nga krijimin i tij.
“Microsoft Internet Explorer, një browser familjar dhe i dashur për të gjithë, ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 19-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë”.
Kështu e nis shkrimin e tij ueb-faqja “yahoo.com”, në të cilin thuhet se viti 2015 shënon fundin e Internet Explorer.
Ka qenë vetë shefi i marketingut të Microsoft, Chris Capossella, ai që e njoftoi lajmin. Por mbyllja e tij do të shoqërohet me krijimin e një tjetër motori të ri kërkimi, transmeton Telegrafi.
Capossella deklaroi se tashmë po mendohet për një tjetër logo, emër dhe browser, që do të hidhet në treg së bashku me “Windows 10”.
Ai deklaroi se kjo është zgjidhja e vetme për të rikthyer në një farë mënyre shkëlqimin që dikur ka pasur IE.
Për vite me radhë, “Internet Explorer” ka mbajtur vendin e parë si browser, i pazëvendësueshëm, deri në 2004, kur u përball me “rivalin” Firefox.
4 vjet më vonë, përdoruesit e internetit u njohën me Google Chrome. Të dy këto browser, të ofruar falas, sollën rënien e IE – së në treg.
Vite më parë revista e teknologjisë “PC World” e ka quajtur “Internet Explorer” si “produktin” më të keq të të gjitha kohërave dhe programin më pak të sigurt në planet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëApple shet tre modelet e iPhone
Apple liston më shumë se 250 veçori të reja që vijnë me iOS 18
“Google Search” ka rikthyer një veçori që u ka munguar të gjithëve
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE
Intel për NFC
Ulëse e zgjuar me panele solare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Reagon Putini, pas paralajmërimeve të SHBA-së dhe MB-së se do të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë
"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
Gjashtë vende që mund të ndërmjetësojnë bisedimet e mundshme të paqes Rusi-Ukrainë