LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Veshja e një femre nuk duhet të jetë subjekt i ngacmimit seksual

Kusari-Lila: Veshja e një femre nuk duhet të jetë subjekt i ngacmimit seksual

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, ka marrë pjesë në diskutimin me temën “Barazia gjinore dhe raportimi i ngacmimeve seksuale”, me ç ‘rast edhe është promovuar aplikacioni “Ec shlirë”, që për qëllim ka pikërisht raportimin e ngacmimeve seksuale.

Në një njoftim të Komunës së Gjakovës thuhet se kryetarja Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se secili njeri ka të drejtë ta përcaktojë mënyrën e vet të të jetuarit pa u paragjykuar nga askush, e aq më shumë pa u ngacmuar askush në aspektin seksual apo në çfarëdo aspekti tjetër.

“Çdo njeri lindë i lirë dhe askush nuk e ka të drejtën që të na dënojë ose gjykojë në formën se si vishemi, se si dukemi e të tjera. Veshja e një femre ose dukja e një mashkulli nuk janë arsye që ata të bëhet subjekti i ngacmimit seksual dhe sa më tepër që flasim e sa më tepër që i kundërshtojmë këto dukuri, i fuqizojmë të tjerët që të bëhemi një zë i fuqishëm që kjo dukuri që është prezentë edhe në shoqëritë tjera më të zhvilluara, të mos jetë përcaktuese për fatet e jetës”, ka thënë Kusari – Lila.


Ndryshe, në këtë diskutim, përpos kryetares Mimoza Kusari – Lila kanë marrë pjesë edhe aktivistet e barazisë gjinore Aulonë Mehmeti, Rreze Abdullahu, Kosovare Sahatqija e të tjerë.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori