LAJMI I FUNDIT:

Kusari Lila: Do vazhdojmë mbështetjen për  bizneset prodhuese të Komunës së Gjakovës

Kusari Lila: Do vazhdojmë mbështetjen për  bizneset prodhuese të Komunës së Gjakovës

Në vazhdën e takimeve të shumta, kandidatja për kryetare, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar edhe një takim me disa nga bizneset prodhuese  të komunës së Gjakovës.

Gjatë këtij takimi Kusari Lila ka paraqitur disa nga arritjet dhe lehtësirat e krijuara  në fushën e biznesit përmes iniciativave të ndryshme, sic është heqja e taksës në firmë si dhe skema e Granteve e aplikuar për herë të parë në nivel komunal.

“Jam e nderuar që gjatë këtij mandati kemi qëndruar shumë afër komunitetit të biznesit, jemi takuar shpesh herë dhe kemi diskutuar për sfidat dhe pengesat që ju dalin gjatë rrugës së biznesit. Jemi munduar që të lehtësojmë fushën e të bërit biznes në komunën e Gjakovës duke ju ofruar mundësi më të mira për punë, qasje në grante, si dhe infrastrukturë me të mirë për tërheqje edhe të investimeve të huaja”, ka shtuar Kusari Lila.


Gjithashtu,  kryetarja Mimoza Kusari Lila, ka shprehur gatishmërinë që në katër vitet e ardhshme klima e të bërit biznes do përmirësohet akoma më shumë përmes vazhdimit të granteve Komunale, ndarjen e fondit të inivacionit dhe shumë angazhime tjera që ndërlidhen në fushën e bizneseve prodhuese të Komunës së Gjakovës.

Në trend

Më shumë
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Kalo në kategori